LAJMI I FUNDIT:

Pushime luksoze dhe të përshtatshme e me çmime të lira, i gjeni vetëm në Eurokoha

Pushime luksoze dhe të përshtatshme e me çmime të lira, i gjeni vetëm në Eurokoha

Pushime luksoze dhe të përballueshme me mundësi të përshtatshme për çdo klient, mund t’i gjeni vetëm në Eurokoha.

Pranvera Ejupi, menaxhere e shitjes në Eurokoha theksoi se kjo kompani prestigjioze dhe serioze ka si prioritet ofrimin e pushimeve të kualitetit të lartë, duke garantuar që klientët të mos zhgënjehen.

Ajo sqaroi se kur klienti mbërrin në Antalia, një person përgjegjës është gjithmonë aty për t’i pritur ata dhe për t’i çuar deri në hotel dhe anasjelltas.

Pranvera Ejupi, menaxhere e shitjes në kompaninë Eurokoha

“Ne kujdesemi për çdo detaj, që të gjithë ata që udhëtojnë si familje, çifte për muajin e mjaltit, apo edhe moshat më të shtyra, të kenë një eksperiencë pa shqetësime. Le të vijnë në zyrat tona dhe ne do t’i ofrojmë atë që meritojnë”, ka thënë Ejupi.

Ajo po ashtu theksoi destinacionet më të preferuara të klientëve, sidomos duke përmendur bashkatdhetarët që janë në Gjermani dhe Zvicër, por gjithashtu edhe destinacione të tjera të kërkuara.

“Si mund të përfitoni nga çmimet më të lira? E thjeshtë! Rezervimi i hershëm është çelësi. Sa më herët të bëni rezervimin, aq më të mira janë çmimet. Nëse rezervoni më vonë, çmimi do të jetë më i lartë”, shpjegoi Ejupi.

Ajo shtoi se rezervimet për periudhën e verës kanë nisur që nga dhjetori dhe janari.

Krahasuar me vitet e kaluara, sidomos me vitin e kaluar pas liberalizimit të vizave, Ejupi  tha se sivjet situata ka qenë më e qetë dhe më e mirë sa i përket rezervimeve.

Për ata që janë të interesuar të bëjnë rezervime, menaxherja e shitjes në Eurokoha kujtoi se periudha e “Early Booking”-ut mbyllet më 28 shkurt, ndërsa periudha tjetër që ofron mundësi deri në 43 për qind zbritje është deri më 31 mars.

“Atëherë, le të vizitojnë zyrat tona dhe ne do t’i ndihmojmë për të bërë rezervimet”, u shpreh ajo.

Antalia është një nga destinacionet më të kërkuara për pushime, dhe sipas Ejupit, Antalia ofron një gamë të gjerë mundësish për çdo grup: për familje, për buxhete të ndryshme, duke përfshirë opsione më luksoze dhe ato më ekonomike.

Për më shumë informata dhe për të bërë rezervime, ju lutemi na kontaktoni në numrin 038 235 235 ose vizitoni zyrat tona në Qafa dhe Swiss Diamond./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori