Në luftën Rusi – Ukrainë ka filluar një epokë e re pas telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, mosmarrëveshjeve të hapura midis SHBA-së dhe evropianëve në Konferencën e Sigurisë në Munih dhe disa zhvillimeve të tjera.
Aktivitetet diplomatike janë intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit: para së gjithash, evropianët dhe vetë Ukraina po përpiqen të riorganizohen. Pikërisht për këtë arsye presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi Turqi.
Turqia aktualisht nuk është ulur në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, por presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan ende ka shpresë se vendi i tij do të luajë një rol kyç në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë si dhe në arkitekturën e re të sigurisë.
Balanca e Turqisë mes Rusisë dhe Ukrainës
Gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Turqia vazhdimisht u përpoq të mbante kanalet diplomatike të hapura për të dyja palët, duke kultivuar marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin. Erdogan dëshiron të vazhdojë këtë politikë.
Ai e përsëriti këtë gjatë vizitës së Zelenskyt në Ankara. Erdogan deklaroi se Turqia do të japë të gjithë mbështetjen e mundshme për të siguruar që negociatat të përfundojnë në një paqe të qëndrueshme. Ai rekomandoi Turqinë si “një mikpritëse ideale për bisedimet e mundshme midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA”. Erdogan theksoi se të dyja palët e shohin Turqinë si një “ndërmjetësues të besuar”. Por nuk dihet nëse ky propozim do të pranohet.
Anashkalimi i Turqisë
Helin Sari Ertem, një shkencëtare politike në Universitetin Medeniyet në Stamboll, thekson se Turqia prej kohësh dëshiron të marrë rolin e ndërmjetësit në këtë konflikt si një fuqi rajonale në rritje. Megjithatë, përpjekjet turke kohët e fundit kanë hasur në pengesa.
“Turqia është ndjerë e përjashtuar – ashtu si edhe vendet evropiane – që nga samiti SHBA-Rusi në Arabinë Saudite. Kjo duhet theksuar qartë.” Ankaraja ka investuar shumë në rolin e saj ndërmjetësues. “Por a do të luajë akoma Turqia një rol? Është e mundur që SHBA-ja e do këtë,” thotë Ertem, duke shtuar se Turqia është e gatshme të marrë këtë rol.
Erdogan dhe Zelensky takohen në Ankara – së bashku nën një ombrellë mes gardës së ushtarëve
Turqia ka luajtur një rol konstruktiv në krijimin e të ashtuquajturit “korridori i grurit” në Detin e Zi, i cili mundësoi eksportin e produkteve kryesore ushqimore nga Ukraina. Fatih Ceylan, ish-ambasador turk në NATO, kujton se Ankaraja u përpoq të ndërmjetësonte negociatat në Antalia dhe Stamboll në muajt e parë të luftës. Megjithatë, përjashtimi i Evropës nga diskutimi për rolin e Turqisë i ka vënë të gjithë partnerët evropianë të Ukrainës – dhe vetë Turqinë – në një pozitë të palakmueshme. Derisa të bëhet e qartë se çfarë lloj plani po propozohet, është e pamundur të jepet ndonjë mbështetje e vlefshme. “Është një iluzion”, thotë Ceylan.
Ai paralajmëron se kriza aktuale në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Evropës për sigurinë, ekonominë dhe tregtinë mund të prekë edhe Turqinë. “Nëse dikush mendon se mund të qëndrojë anash, ky është një iluzion”, thekson Cejlan. Dobësimi i ekonomive evropiane për shkak të konfliktit do të ndikonte negativisht edhe në bilancin tregtar të Turqisë. “Kjo do të prekte drejtpërdrejt edhe Turqinë,” përfundon ai.
Turqia dhe siguria në Ukrainë
Gjatë një konference për shtyp me Erdoganin, Zelensky theksoi rëndësinë e garancive gjithëpërfshirëse të sigurisë për Ukrainën. Pak para se të largohej nga Ankaraja, ai përsëriti këtë kërkesë para gazetarëve: “Nëse NATO nuk është një garanci, atëherë kush do të garantojë sigurinë tonë?”
“Ne diskutuam me presidentin Erdogan edhe garancitë e mundshme të sigurisë nga vendet e forta me ushtri të forta, duke përfshirë Turqinë”, tha ai, shkruan dw.
Sipas Fatih Ceylan, ka ende shumë pyetje të hapura “Nuk mjafton vetëm të thuhet: Ne do të dërgojmë trupa! Pra, së pari, negociatat dypalëshe midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të transferohen në një kuadër më të gjerë, shumëpalësh”.
Vetëm atëherë Turqia mund të luajë një rol më të rëndësishëm. Helin Sari Ertem beson se Turqia, ngjashëm me vendet evropiane, mund të përfshihet në ruajtjen e paqes në Ukrainën lindore. Ankaraja mund të jetë më e përgatitur për këtë se sa shumë anëtarë të BE-së.
Deti i Zi dhe Konventa e Montreux
Erdogan vuri në dukje se rregullat e reja mbi sigurinë e trafikut detar në Detin e Zi mund të jenë një element kyç i ndërtimit të besimit për procesin e paqes. Fatih Ceylan paralajmëron se nëse Rusia ruan territoret e pushtuara në Ukrainë pas negociatave të paqes, rëndësia e Detit të Zi do të merrte një dimension të ri. Në atë rast, siguria e lundrimit detar në Detin e Zi do të duhej të rishikohej dhe Turqia në mënyrë të pashmangshme do të bëhej pjesë e këtyre garancive të sigurisë.
Nëse flitet për një proces të shpejtë paqeje në të ardhmen, siguria e Detit të Zi, veçanërisht kalimi i lirë i anijeve tregtare, do të bëhet një temë edhe më e rëndësishme. Politologu Ertem kujton se gjatë luftës në Detin e Zi, minat u vendosën pranë brigjeve të Ukrainës dhe Rusisë, duke rrezikuar anijet tregtare, të cilat Turqia i vlerëson shumë. Rumania, Bullgaria dhe Turqia kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje për heqjen e tyre.
“Që nga bisedimet SHBA-Rusi në Riad, ne shohim se çështja më e diskutuar është sigurimi i paqes brenda Ukrainës. Megjithatë, kjo nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të paqes territoriale në Ukrainë. Paqja në Detin e Zi gjithashtu duhet të sigurohet. “Unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që Turqia do t’i kushtojë vëmendje,” përfundon Ertem.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një “diktator”

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA – Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?