LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 9° lightrain

Gjykata Themelore në Gjakovë pranon donacion sistemin e ri për arkivimin dhe digjitalizimin e dosjeve gjyqësore

Gjykata Themelore në Gjakovë pranon donacion sistemin e ri për arkivimin dhe digjitalizimin e dosjeve gjyqësore

Në ambientet e Gjykatës Themelore të Gjakovës, është bërë përurimi i sistemit të ri të arkivimit dhe digjitalizimit të dosjeve gjyqësore, një projekt i mundësuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Ky investim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administrimit gjyqësor dhe përmirësimit të qasjes në drejtësi për qytetarët.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Nikollë Komani, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Albert Zogaj, drejtorin e Sekretariatit Gjyqësor, Shkelzen Maliqi dhe anëtarë të tjerë të këshillit, mirëpriten Nuno Queiros, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, Antero Lopes, drejtor i Zyrës për Sundimin e Ligjit në UNMIK dhe përfaqësues të tjerë të UNDP-së.


Në fjalën e tyre përshëndetëse, kryetari Komani dhe kryesuesi Zogaj, shprehen mirënjohjen e tyre të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se sistemi i ri i arkivimit me rafte lëvizëse me densitet të lartë, së bashku me procesin e digjitalizimit të dosjeve që datojnë nga viti 2000, do të rrisin ndjeshëm efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve gjyqësore.

Nga ana tjetër, Queiros dhe Lopes vlerësuan përkushtimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë për të modernizuar praktikat e punës dhe konfirmuan vazhdimin e përkrahjes së UNDP-së për forcimin e sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e kapaciteteve të gjykatës dhe garantimin e një sistemi gjyqësor më të qasshëm, të shpejtë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

Ky projekt është pjesë e një bashkëpunimi të gjerë ndërmjet UNDP-së, UNMIK-ut dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që synon përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore në të gjitha gjykatat themelore të vendit.

Në trend

Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kalo në kategori