LAJMI I FUNDIT:

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës
Foto është vetëm ilustrim dhe jo një ndare në bazë të numrit të caktuar

Është duke vazhduar numërimi i votave nga diaspora, ku sipas rezultateve të deritanishme Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me vota.

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë të rezultateve të deritanishme, duke treguar se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës, transmeton Telegrafi.

“Këtu i kemi të gjitha skenarët e ndikimit të votave të diasporës për LVV. Nga kjo shifet se sa mandate i fiton LVV nëse fiton 40%, 50%, 60%, 65%, 70% dhe 80%”, ka pohuar ai.


Muharremi ka shkruar tutje se modeli më i besueshëm mundet me qenë 60%-65%, dyjat rezultojnë me 48 mandate për LVV.

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ
Lexo po ashtu Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

“Në këtë rast, PDK do i ketë 24 mandate, LDK 20; AAK-N 8 dhe Pakicat 20”.

Më tej, ai ka shkruar se si mund të jetë ndikimi i diasporës :LVV: Vota 40% Mandate 45, LVV: Vota 50% / Mandate 47, LVV: Vota 60% / Mandate 48,  LVV: Vota 65% / Mandate 48,  LVV: Vota 70% / Mandate 49, LVV: Vota 80% / Mandate 50.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga votimi që është bërë në përfaqësi diplomatike, deri tani LVV radhitet e para me 81.89%. E dyta, LDK me 7.21% dhe e treta PDK me 5.75%.

Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori