LAJMI I FUNDIT:

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkarkon Ruben Amorimin

Manchester United do të duhet të paguajë miliona euro nëse e shkarkon Ruben Amorimin

Pritshmëritë kanë qenë të mëdha te Manchester United me ta emëruar Ruben Amorimin në postin e trajnerit, por gjërat në realitet nuk janë mirë.

Tekniku portugez ka 23 ndeshje në krye të Djajve të Kuq, teksa ka marrë 11 fitore, tre barazime e ka pësuar nëntë humbje në të gjitha garat.

The Sun raporton se Manchester United do t’i duhet t’i paguajë Ruben Amorimit 12 milionë funte nëse e shkarkojnë atë këtë verë, për shkak të një klauzole që siguron që ai të marrë pjesën e mbetur të kontratës.


Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi
Lexo po ashtu Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Stafi i tij  do të kompensohej gjithashtu, duke e çuar koston totale të largimit në 20 milionë funte.

Pavarësisht tetë humbjeve në 16 ndeshje të Premierligës, nuk ka asnjë indikacion që pronari i pjesshëm Sir Jim Ratcliffe planifikon të shkarkojë trajnerin portugez, i cili iu bashkua në nëntor.

Megjithatë, nëse rezultatet përkeqësohen, goditja financiare do të ishte e rëndësishme.

Ruben Amorim nuk është aq i afërt me lojtarët e Manchester United sa ishte Erik ten Hag
Lexo po ashtu Ruben Amorim nuk është aq i afërt me lojtarët e Manchester United sa ishte Erik ten Hag

Llogaritë e fundit të United zbulojnë një borxh të klubit prej 1 miliard funteve, duke përfshirë 300 milion funte në tarifat e papaguara të transferimeve.

Klubi po konsideron shitjen e klauzolave ​​të shitjes për ish-lojtarët si Scott McTominay dhe Mason Greenwood për të lehtësuar tendosjen financiare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Kalo në kategori