LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë merr vendim se cilët gazetarë do të kenë qasje te Trump, reagojnë përmes komunikatës së përbashkët tri media

Shtëpia e Bardhë merr vendim se cilët gazetarë do të kenë qasje te Trump, reagojnë përmes komunikatës së përbashkët tri media

Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të vendosë se cilët gazetarë do të kenë qasje te presidenti amerikan Donald Trump në ambiente intime si Zyra Ovale, një lëvizje që disa paralajmërojnë se mund të jetë “e rrezikshme” për të ardhmen e demokracisë amerikane.

Për dekada të tëra, Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA), një grup i pavarur gazetarësh, ka mbikëqyrur grupin e radhës të reporterëve që i jepet qasje te presidenti i SHBA kur hapësira është e kufizuar.

Megjithatë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi të martën se administrata Trump do t’i japë fund këtij sistemi, transmeton Telegrafi.


“Ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, në këtë administratë, do të përcaktojë se kush do të gëzojë qasjen shumë të privilegjuar dhe të kufizuar në hapësira të tilla si Air Force One dhe Zyra Ovale”, tha Leavitt.

Sekretarja e shtypit e Trump u përpoq ta justifikonte vendimin si një veprim modernizues.

“Një grup i zgjedhur gazetarësh me bazë në DC nuk duhet të ketë më monopolin e qasjes të shtypit në Shtëpinë e Bardhë”, u tha ajo gazetarëve.

Tri mediat Associated Press, Bloomberg News dhe Reuters kanë reaguar lidhur me këtë vendim përmes një komunikate të përbashkët.

“Tre mediat e përhershme në Shtëpisë së Bardhë, The Associated Press, Bloomberg News dhe Reuters, kanë punuar prej kohësh për të siguruar që informacioni i saktë, i drejtë dhe në kohë rreth presidencës t’i komunikohet një audiencë të gjerë të të gjitha bindjeve politike, si në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Pjesa më e madhe e mbulimit të Shtëpisë së Bardhë që njerëzit shohin në mediat e tyre lokale të lajmeve, kudo që të jenë në botë, vjen nga ta”, thuhet në kumtesë.

“Është thelbësore në një demokraci që opinioni të ketë qasje në lajmet për qeverinë e tyre nga një shtyp i pavarur dhe i lirë. Ne besojmë se çdo hap i qeverisë për të kufizuar numrin e shërbimeve të mediave tek presidenti kërcënon këtë parim. Ai gjithashtu dëmton përhapjen e informacionit të besueshëm te njerëzit, komunitetet, bizneset dhe tregjet financiare globale që varen shumë nga raportimi ynë. Julie Pace, Redaktore Ekzekutive, The Associated Press, John Micklethwait, kryeredaktor i Bloomberg dhe Alessandra Galloni, kryeredaktore, Reuters”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

Amerika
Kalo në kategori