LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ky vit ka nisur e fatura të rritura të tatimit në pronë.

Hoti në një postim në Facebook, ka shkruar se fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021.

“Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë. Në një rast konkret, fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021”, ka shkruar Hoti.


Ai tutje ka thënë se këto janë pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4 vjeqare të cilat po i vuajnë qytetarët.

“Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm”, ka shkruar Hoti.

Hoti: Tatimi në pronë do të rritet trefish, do të dëmtohen pronarët dhe ekonomitë
Lexo po ashtu Hoti: Tatimi në pronë do të rritet trefish, do të dëmtohen pronarët dhe ekonomitë

Kujtojmë se edhe muaj më parë Hoti kishte deklaruar se me Ligjin e ri të tatimit në pronë, në janar të këtij viti do të ketë rritje të normave tatimore.

Ai kishte deklaruar se ky ligj do të ketë pasoja të rënda për pronarët dhe ekonominë.

“Me normat e reja, tatimi në pronë për pronat me vlerë të madhe do të rritet deri në trefish. Kjo është një barrë e madhe për ata që kanë investuar në pasuri. Prona me vlerë 1 mil euro ngarkohet me 2,400 euro tatim; prona me vlerë 5 mil euro ngarkohet me 18,400 euro tatim; prona me vlerë 10 mil euro ngarkohet me 43,400 euro tatim.”, kishte deklaruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori