LAJMI I FUNDIT:

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, thotë Starmer përpara takimit me Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer ka nënvizuar rëndësinë e unitetit përpara takimit të tij sot në Shtëpinë e Bardhë.

“Bota po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme dhe është më e rëndësishme se kurrë që ne të jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha Starmer në komentet e publikuara nga Downing Street.

Kryeministri përmendi gjithashtu ekonominë, kufijtë dhe sigurinë kombëtare si pika kyçe në agjendën e tij me qeverinë duke theksuar gjithashtu AI dhe hapësirën si mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me SHBA-në, transmeton Telegrafi.


Të mërkurën, Starmer do të takohej me CEO të bizneseve të mëdha amerikane në një përpjekje për të shfaqur ofertën e Britanisë së Madhe për investitorët.

Lufta në Ukrainë do të jetë një pikë qendrore për takimin dhe ajo pason vizitën e Macron në Uashington DC në fillim të javës, kur u takua me presidentin e SHBA, Donald Trump për të diskutuar sigurinë e Ukrainës.

Ditë pas përvjetorit të tretë të pushtimit të Rusisë, kryeministri ka thënë se do të bënte çmos të mos kishte negociata për Ukrainën pa Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Amerika
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
Kalo në kategori