LAJMI I FUNDIT:

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirolad Dodik, ka thënë se pavarësisht dënimit, ai nuk do të shkojë në burg.

“Unë nuk do të shkoj në burg, të jeni të sigurt… Nuk do të jap kurrë asnjë qindarkë për të blerë dënimin tim”, ka thënë Dodik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dodik pretendon se vendimi ishte i motivuar politikisht dhe i motivuar nga urrejtja racore dhe kombëtare.


Dodik u dënua nga një gjykatë në Sararejë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit të RS-së për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Menjëherë pas dënimit u bë e ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Mirolad Dodik, janë takuar në Banjallukë pak orë pas shpalljes së dënimit ndaj këtij të fundit.

Dhe gjatë takimit që u zhvillua këtë mbrëmje, të dy e cilësuan vendimin si sulm “kundër Republikës Srpska dhe popullit serb në tërësi”.

“Është një ditë e vështirë për popullin serb në tërësi. Kundër Dodikut, sipas bindjes sonë, është dhënë një dënim i shkallës së parë në një procedurë juridike të çuditshme dhe të pakuptimtë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai e ftoi Dodikun të tregojë atë që e quajti angazhim serb për paqe, dialog dhe jo përmes kërcënimeve dhe shantazheve.

Vuçiqi theksoi nevojën për ruajtjen e Marrëveshjes së Dejtonit, duke njoftuar se do të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit të Serbisë, ku do të ftohet edhe Dodiku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori