LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° cloudy

“Jugosllavia u shemb në Trepçë”, promovohet libri dedikuar grevës së minatorëve të “Trepçës”

“Jugosllavia u shemb në Trepçë”, promovohet libri dedikuar grevës së minatorëve të “Trepçës”
Libri "Jugosllavia u shemb në Trepçë" i autores Anna Di Lellio. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Trepça” mban peshë dhe rëndësi të jashtëzakonshme në historinë e Kosovës. Ajo përtej një burimi kyç të punësimit dhe mobiliteti social vazhdon të mbetet një ikonë që i mbijetoi regjimeve, pushteteve e ndryshimeve historike.

“Copëza” nga e kaluara që e rikthen gjithëherë në qendër të kujtesës kompleksin mineraro – metalurgjik është greva e minatorëve më 20 – 28 shkurt 1989. Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë të popullit shqiptar ndaj regjimit serb asokohe, shkruan Telegrafi.

Është interpretuar se “Trepça” ka pasur rol edhe në shpërbërjen e Jugosllavisë. Lidhur me këtë çështje, gjatë ditës së djeshme është promovuar libri “Jugosllavia u shemb në Trepçë” nga autorja italiane, Anna Di Lellio në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.


Autorja Anna Di Lellio tha se ky libër dokumenton të vërtetën e ngjarjeve në Trepçë gjatë vitit 1989, derisa këtë vit e cilësoi si të rëndësishëm për Kosovën sepse greva e minatorëve sipas saj, i ka dhënë drejtim qëllimeve të vendit.

“Ky libër dokumentoi se çfarë ka ndodhur në Trepçë dhe Kosovë, në atë vit të rëndësishëm, siç është viti 1989. Mendoj se viti 1989 është shumë i rëndësishëm për Kosovën sepse fillon në shkurt me Trepçën dhe i jep drejtim qëllimeve të këtij vendi”, ka thënë autorja.

Promovimi i librit “Jugosllavia u shemb në Trepçë” në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, më 26.02.2025. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Di Lellio është shprehur se në këtë libër është munduar të shkruaj njëlloj historie dhe se nuk është një libër akademik. Ajo ka treguar se kishte lexuar librin “Kujtesa e Trepçës – 100 rrëfime të punëtorëve të Trepçës” në të cilin janë intervistuar 100 punëtorë të Trepçës rreth grevës së vitit 1989.

“Shpresoj ta lexoni librin, është libër i vogël. Jam munduar të shkruaj njëlloj historie, nuk është një libër akademik që lexojnë studentët në universitete. Jam munduar t’i kem në libër protagonistët e grevës dhe që ata të flasin për veten e tyre. Kam lexuar librin ‘Kujtesa e Trepçës – 100 rrëfime të punëtorëve të Trepçës’, ku janë intervistuar 100 punëtorë, teknikë, inxhinierë që kanë punuar në Trepçë. Kam zgjedhur 30 prej këtyre intervistave sepse mendova se me to unë mund ta shkruaj librin”, ka shtuar autorja e librit.

Tutje autorja ka theksuar se në librin “Jugosllavia u shemb në Trepçë” ka ngjarje të rënda me të cilat u përballën punëtorët e ndërmarrjes publike, derisa ka treguar se në kopertinën e librit është e përfshirë ngjyra e gjelbër sepse reprezanton “Trepçën”,  transmeton Telegrafi.

“Në këtë libër është një histori kur një punëtori të ‘Trepçës’ policia serbe i kishin thënë se i’a kanë vrarë me snajper gabimisht babain e tij. Ky nuk ishte një gabim, ishte bërë me qëllim. Ka shumë tragjedi në këtë libër dhe shumë intelegjencë nga ata që ishin në krye të ‘Trepçës’ deri tek punëtorët më të thjeshtë”, ka vijuar Di Lellio.

Libri “Jugosllavia u shemb në Trepçë” i autores Anna Di Lellio. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Më tej, ajo ka potencuar se librin i’a dedikon gjeneratave të reja, gjersa ka deklaruar se historia e kësaj greve nuk është kujtuar edhe aq sa do të duhej sepse pas pak kohësh ka ndodhur lufta.

“I’a dedikoj këtë libër gjeneratave të reja kështu që ata mund të jenë krenarë me historinë. Dua të them se tashmë po ndryshon, por për shumë vite historia e kësaj greve nuk është kujtuar edhe aq sa do të duhej sepse më pas erdhi lufta në Kosovë. Në këtë libër është interpretimi im për këtë ngjarje, është vërtetë momenti kur Jugosllavia ka pasur kolaps”, ka deklaruar autorja.

Promovimi i librit “Jugosllavia u shemb në Trepçë” në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, më 26.02.2025. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Mes të tjerave, Di Lellio ka deklaruar se nëse Millosheviq nuk do të ishte aq “kryefortë”, “ndoshta Jugosllavia nuk do t’i kishte këto luftëra të përgjakshme”.

“Nëse Millosheviq nuk do të ishte aq kryefortë, ndoshta Jugosllavia nuk do t’i kishte këto luftëra të përgjakshme që u vranë shumë njerëz dhe u shkaktuan shumë dëme. Çdo herë kur ka liderë kriminal siç është tashmë Putin, nuk e dimë se si do të zhvillohen këso situata”, ka përfunduar autorja e librit “Jugosllavia u shemb në Trepçë”, Anna Di Lellio.

Në përurimin e këtij libri ishin të pranishëm minatorë e ish-minatorë, të cilët e falënderuan autoren për kontributin e dhënë përmes publikimit të këtij libri.

Kujtojmë që të enjtën e 20 shkurtit ishte 36-vjetori i grevës së minatorëve të “Trepçës” ku përmes një manifestimi qendror është vlerësuar sakrifica e minatorëve.

Kjo ishte një grevë urie në të cilën morën pjesë rreth një mijë e 300 minatorë, e të njëjtit refuzuan të largoheshin nga tunelet e minierës për tetë ditë e tetë netë, duke protestuar kështu kundër regjimit serb. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Kalo në kategori