LAJMI I FUNDIT:

“Bufin do e prezantojmë me noc rrokun”- Rama thumbon Berishën dhe SPAK-un

“Bufin do e prezantojmë me noc rrokun”- Rama thumbon Berishën dhe SPAK-un

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur sërish akuza gjatë ditës ndaj institucioneve të drejtësisë së re, duke thënë se shumë persona po arrestohen pa gjyq, për shkak të frikës që gjykatësit kanë nga prokurorët.

Komentet Rama i bëri në një takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë dhe Lagjia 12.

Rama gjatë fjalës së tij hodhi akuza edhe ndaj kryedemokratit Sali Berisha, të cilin e quajti ‘buf kënete’, që sipas tij, po kërkon të fusë duart në sistemin e drejtësisë dhe të shkrijë SPAK, gjë që sipas tij, nuk do ia arrijë.


“Për herë të parë që nga viti 1991 nuk ka më deklarata nga ambasada e SHBA për reformën në drejtësi. Kush e mban tani SPAK-un dhe GJKKO-në larg duarve të bufit? E dëgjuat që tha do e shkrijë SPAK-un? Noc rrokun në 11 maj.

Tjetër gjë është që të mbjellësh pemë, tjetër gjë është që të japësh drejtësi. Ti mund të mbjellësh pemë, mund t’i mbjellësh edhe në korrik, pavarësisht se duhet të mbillen në dimër, por nuk merr në qafë njeri. Kjo drejtësia e re që ka 5 vjetë, t’i kërkosh që të mos bëjë gabime është njësoj si t’i thuash një fëmije ‘fol dhe shkruaj 3 gjuhë të huaja pa mësuar asnjë abetare’.

Nuk ndodh. Është e rëndë, por ne do i qëndrojmë kësaj deri në fund, me çdo çmim. Ne duke mos e vënë në diskutim pavarësinë dhe duke mos lejuar kënd që ta cënojë pavarësinë dhe duke e prezantuar bufin e kënetës me noc rrokun edhe për këtë çështje, do flasim hapur për gjërat që nuk shkojnë. Nuk e kemi bërë 5 vite, sepse nuk do kishte pasur dot drejtësi të pavarur. Por burgosja pa gjyq është e paligjshme. Kanë frikë nga prokurori gjykatësit dhe bien dakord që të fusin njerëz pa gjyq në burg, këta janë problem.

Nuk them unë që s’ka probleme, por duhet të jesh totalisht i verbër, jo nga ata që Zoti i ka privuar nga sytë, por i verbër nga ata që Zoti i ka dhënë 2 sy dhe i ka bllokuar trurin e vogël. Prandaj sytë nuk funksionojnë. Me hundën zhytur në kënetë”, tha mes të tjerash Rama, njofton A2CNN.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori