LAJMI I FUNDIT:

Marcos Lorente befasoi me syze ‘anti-ekran’ pas ndeshjes me Barcelonën – apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

Marcos Lorente befasoi me syze ‘anti-ekran’ pas ndeshjes me Barcelonën – apo futet kjo gjë në listën e futbollistëve sa i përket kujdesit

Kujdesi në botën e futbollit po arrin kufij të paparë më herët. Ushqyerja, pushimi, përgatitja fizike dhe rikuperimi janë bërë pjesë e jetës së futbollistëve, por evolucioni nuk ndalet me kaq. 

Risia më e fundit fokusohet në kujdesin dhe ‘trajnimin’ e syve. Përdorimi i syzeve me filtra të veçantë, filtrat e dritës apo syzet vezulluese, janë bërë hallka e fundit e zinxhirit që përfshin kujdesin për të gjitha detajet që mund të përmirësojnë paraqitjen tuaj në fushë. 

Álvaro Morata, Alex Baena dhe Alejandro Grimaldo i mbanin këto syze gjatë Euro 2024. Lente të dizajnuara për të bllokuar dritën nga ekranet dhe mjediset me ndriçim shumë të fortë.  


Të njëjtat që mbante Marcos Llorente në zonën mikse pas barazimit në kupë kundër Barcelonës në stadiumin Montjuic. 

Sergio Canales është një tjetër ‘i çmendur’ që kujdeset për përditshmërinë e tij.  

Profesionalizmi i mesfushorit është maksimal dhe ai ka vënë në zbatim edhe përdorimin e këtyre syzeve për të përmirësuar paraqitjen e tij. 

Në kanalin e Rodrigo Fáez në YouTube, Canales shpjegoi se si përdorimi i llojeve të ndryshme të syzeve e kishte ndihmuar atë dhe si i kishte zbatuar ato në rutinën e tij .  

“Më pëlqejnë shumë syzet: syzet me dritë të kuqe gjatë natës për të pushuar, pastaj edhe syzet e stërvitjes, për shembull, të cilat më kanë ndihmuar shumë kur bëhet fjalë për të qenë më efektiv përpara portës ose veçanërisht kontrollimin e topit në të tretën e fundit me më shumë njerëz përreth. Këto janë gjëra që më pëlqen të përpiqem të vazhdoj t’i përmirësoj deri në ditën e fundit të karrierës sime”, kishte deklaruar Canales në MARCA.  

Bota e futbollit po evoluon vazhdimisht. Lojtarët kujdesen për çdo detaj brenda dhe jashtë fushës./Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori