Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, thotë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se Trump e ka emëruar Grenellin si të dërguar për misione të veçanta pikërisht për zgjidhjen e këtyre problemeve.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump do t’i vazhdojë përpjekjet që ai filloi gjatë mandatit të tij të parë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
E kjo është njëra nga arsyet që Trumpi i ka dhënë një post shumë të rëndësishëm Richard Grenellit si i dërguar për misione të veçanta.
Kështu thotë ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan.
“Presidenti i zgjedhur Trump do të vazhdojë përpjekjet që ai filloi gjatë mandatit të tij të parë për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës. Atij i interesojnë vetëm marrëveshjet që i sjellin fitore. Ai dëshiron të tregojë se mund të bëjë marrëveshje që e bëjnë botën më të sigurt. Fakti që ai e ka emëruar Richard Grenellin si të dërguar për misione të veçanta nënkupton që ai mund të përfshihet sërish në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Kupchan në Tëvë1.
Kupchan ka komentuar edhe idenë e një shkëmbimi të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të një marrëveshjeje finale, siç ishte diskutuar edhe më herët gjatë administratës së parë të Donald Trump.
Profesori amerikan thotë se kjo ide nuk ka vdekur dhe se gjithnjë vazhdon të jetë si një opsion në tavolinën e bisedimeve.
“Nuk do ta quaja të vdekur idenë e shkëmbimit të territoreve sepse është gjithmonë një opsion. Ka shumë arsye se pse ky opsion duhet te merret në konsideratë sepse veriu vazhdon të paraqes shumë probleme për Kosovën. Pyetja është se a do ta mbështesin këtë opsion Kosova me Serbinë si dhe faktori ndërkombëtar”, pohon ai.
Kupchan nuk sheh gatishmëri nga Kosova dhe Serbia për të lëvizur përpara në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Ai pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të ketë një rol konfrontues ndaj Serbisë së paku deri në zgjedhjet parlamentare.
“Kosova dhe Serbia nuk po duken te interesuara për të lëvizur përpara me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Nuk shoh vullnet nga asnjëra palë për marrë vendime të guximshme për kompromis. Veprimet e qeverisë Kurti në veri; për ndërrimin e targave, mbylljen e strukturave paralele, dhe instalimi i kryetarëve shqiptarë nuk i kanë ndihmuar procesit të dialogut. Kurti do të vazhdojë të luajë një rol konfrontues për shkak se zgjedhjet janë afër, mirëpo pres që ai të jetë më konstruktiv pas këtyre zhvillimeve”, përfundon ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?