LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në Ibër – Lepenc, Barbano: Institucionet kosovare kanë autoritet për të hetuar sulmin

Shpërthimi në Ibër – Lepenc, Barbano: Institucionet kosovare kanë autoritet për të hetuar sulmin

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë autoritet të plotë për të hetuar incidentin në Zubin Potok, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre.

“Në përputhje me mandatin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in dhe vëzhguesit e EULEX-it, është formuar një njësi policore dhe ata kanë qenë menjëherë të pranishëm në terren për të vlerësuar situatën aktuale dhe pasojat e saj të mundshme”, ka shkruar Barbano në rrjetin social. “X”.

Ai e ka vlerësuar veprimin e shpejtë të autoriteteve të Kosovës për menaxhimin efektiv të dëmeve dhe reagimin ndaj situatës emergjente, duke parandaluar kështu pasojat e mëtejshme për popullatën.


“Institucionet e Kosovës kanë juridiksion të plotë për të hetuar sulmin, ndërsa EULEX-i vazhdon të monitorojë veprimet e tyre për të siguruar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe se të drejtat e njeriut respektohen plotësisht”, ka shkruar Barbano.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori