LAJMI I FUNDIT:

Ju mund të zotëroni një veturë të rrallë Plymouth Barracuda

Ju mund të zotëroni një veturë të rrallë Plymouth Barracuda

Ankandi eBay Motors ka vendosur për shitje një Plymouth Barracuda të veçantë të vitit 1973.

Coupe e mbështjellë me portokalli Papaya drejtohej nga Lando Norris dhe ka firmën e tij.

Nuk ka asnjë vlerësim të çmimit të shitjes, por 100 për qind e të ardhurave do të shkojnë për Shoqatën e Grave Inxhiniere në SHBA, përcjell Telegrafi.


Kjo veturë përmban një motor V8 që dërgon fuqi në rrotat e pasme përmes një transmetimi automatik.

Përmirësimet e kabinës konsistojnë në një timon të mrekullueshëm prej druri Momo, një grup ulësesh të përparme moderne dhe tapete të reja.

Përmirësime të tjera përfshijnë fenerët e rinj Holley LED. /Telegrafi/