Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme, pasi një herë duhet të finalizohet Marrëveshja e Ohrit.
Por, ai nuk lë anash mundësinë, madje vlerëson lart presidenten Vjosa Osmani, për të cilën thotë se po luan rol pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtar.
“Presidentja Osmani po luan një rol tejet pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shumë shpesh ka kontakt me presidentin Macron. Gjithmonë ka avokuar për koordinim ndërmjet Kosovës dhe ndërkombëtarëve dhe të gjithë i jemi falënderues asaj për këtë”, tha Guerot në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova.
“Është e parakohshme të shkojmë në atë drejtim (anëtarësimi i Kosovës në NATO), sepse kemi diçka që është shumë e rëndësishme, Marrëveshja e Ohrit, të cilën e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet edhe për Kosovës dhe Serbinë”.
Ai tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë kusht edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Diplomati francez tha se marrëveshja e shkurtit 2023, Bruksel-Ohër, ka shumë material brenda saj për Kosovën, lidhur me integritetin territorial, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare…
“Kjo marrëveshje ka potencialin për të qenë pikë kthese në historikun e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe duhet të zbatohet. BE-ja konsideron se të dyja vendet janë zotuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe ne konsiderojmë se është detyruese, andaj kjo merret parasysh edhe në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën edhe me Serbinë”, u shpreh Guerot, për Klan Kosova.
Ambasadori francez tha se draft-statuti i propozuar nga BE-ja për Asociacionin duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse theksoi se është i vetëdijshëm për frikën që ka ngritur çështja e Asociacionit, “…por ne e kemi thënë shumë herë se duam që Kosova të jetë shtet plotësisht funksional. Kemi qenë instrumental më 1998, 1999 dhe 2000, donim që edhe Kosova të jetë funksionale”.
Arsyeja pse BE-ja e ka propozuar draftin e statutit për Asociacionin, Guerot tha se është fakti se askush nuk po bënte propozime.
“Konsideroj se dërgimi i këtij draft-statuti në Kushtetuese do të ishte hap shumë i rëndësishëm”.
Asociacioni, tha ai, “do të jetë” kusht edhe për BE, e jo vetëm për KiE.
Nga Kosova, tha ai, pritet themelimi i Asociacionit dhe se hapi i parë në këtë drejtim është dërgimi i draftit në gjykatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë