Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Jennie Carignan.
Në këtë takim, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen e tij për homologen kanadeze, duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të Kanadasë që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë deri më sot.
Ai gjithashtu e informoi atë mbi situatën në Kosovë dhe rajon, duke theksuar zhvillimet dhe arritjet e FSK-së.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe kontributi i FSK-së në trajnimin e grupeve ukrainase dhe objektivat strategjike për integrimin e Kosovës në NATO në të ardhmen.
Më pas, të dy Shefat e Mbrojtjes zhvilluan një diskutim të detajuar mbi fushat me interes të përbashkët për bashkëpunim bilateral.
Ata biseduan për finalizimin e bashkëpunimit reciprok në disa aspekte kryesore, duke përfshirë shkëmbimin e kadetëve, arsimin ushtarak, trajnimet specialistike, stërvitjet e përbashkëta dhe operacionet kolektive.
“Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Carignan theksuan se fitorja e Ukrainës në luftën e saj për liri kundër agresionit të Rusisë është një detyrë dhe përgjegjësi kolektive për të gjitha shtetet demokratike.
Ata ranë dakord se kjo luftë ka një ndikim të pashmangshëm edhe në rajonin tonë, duke shtuar rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Një pikë e veçantë e diskutimit ishte rëndësia e arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e kadetëve mes Qendrës për Studime Universitare të FSK-së dhe Kolegjit Ushtarak Mbretëror “Saint-Jean” të Kanadasë.
Ky shkëmbim u vlerësua si një hap i rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
Në fund të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe identifikimin e fushave konkrete për aktivitete bilaterale me interes të ndërsjellë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë