LAJMI I FUNDIT:
Peja -1° clearsky_night

Peja në hall me mungesën e ujit të pijshëm

Peja në hall me mungesën e ujit të pijshëm
Fotografi ilustruese

Tash e shtatë muaj banorët e Pejës janë në hall me mungesën e ujit të pijshëm.

Ujësjellësi “Hidrodrini” thotë se kjo po ndodh për shkak të mungesës së reshjeve por qytetarët ankohen se arsye janë punimet në rrugë dhe ndërtimi i banesave. Sipas tyre, kjo po kushtëzon me ujë të pijshëm disa zona të qytetit i cili e ka Lumbardhin, raporton KosovaPress.

Ndërprerja e ujit që po zgjatë me orë të tëra po shqetëson banorët të cilët nuk marrin as njoftim për orarin e ndërprerjes.


“Në disa lagje ka edhe reduktime me kohë të gjatë, me 12 orë dhe ndoshta edhe më shumë. Ka nisur rritja e popullatës, e banesave. Lagjet e caktuara ku bëhen banesat e mëdha si kyçen ato edhe tash kapacitetet e vjetra nuk përpijnë kështu, këta detyrohen me bë aty-këtu reduktime, ka edhe prishje se bëhen punime nëpër rrugë e dëmtohen gypat e ujit”, thotë Luan Thaçi, banor i Pejës.

Një tjetër qytetar, Adem Raçi kritikon ujësjellësin për mos informim të banorëve për kohën e ndërprerjes së ujit.

“Pa plan reduktime, se të kishim qenë të informuar ishim marrë vesh disi… 5 euro për muaj… Reduktimet që janë duhet të lajmërohen se kur ka, që të përgatitemi, se përndryshe po duhet me ble plan e pa plan në dyqane, atë ujin e njëjtë”, thotë ai.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj pranon se kanë marrë ankesa nga qytetarët.

“Uji është në kuadër të ‘Hidrodrinit’, ‘Hidrodrini’ nuk është në Komunën e Pejës, çdoherë e kemi me një pjesë të qytetarëve këtë diskutim që po thonë se komuna po e ndal ujin, komuna as nuk e ndalë e as nuk e lëshon”, thotë Zekaj.

Në anën tjetër, “Hidrodrini” në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se ndërprerja e ujit po ndodh si pasojë e “rënies së burimeve për shkak të mungesës së reshjeve”.

“Rajoni i Pejës nuk po aplikon reduktime me orar, ato janë ndërprerë. Ka ndërprerje të furnizimit nëpër pjesë te caktuara në orare lëvizëse varësisht nga situata dhe kjo si pasojë e rënies së burimeve për shkak të mungesës së reshjeve!”, thuhet në përgjigje.

Ndërkaq, Naser Lajçi nga organizata “Syri i Vizionit” thotë për KosovaPress se një prej problemeve kryesore që është ngritur është keqpërdorimi i ujit të pijes.

“Prej muajit maj edhe sot muaji nëntor, ka mjaft lagje dhe qytetarë të cilët po ballafaqohen me mungesë të furnizimit të ujit të pijes. Një problem tjetër që është ngritur dhe vazhdon të ngritet, është keqpërdorimi i ujit të pijes nga shumë biznese që ka pasur edhe çkyqyje nga vet qytetarët, sidomos në zona rurale që shpeshherë, ky ujë është përdorur dhe për ujitjen e basheve apo kopshteve… Jo gjithmonë është respektuar edhe orari i reduktimeve, minimumi që zgjasin janë 4 orë, maksimumi është deri në 12-13 orë”, thotë Lajci.

Me ndërprerje të furnizimit me ujë po përballen lagjet: “Xhemajl Kada”, “Qendra Zejtare”, “Zona e Rrokaqiellit”, “Karagaqi”.

Në trend

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Kalo në kategori