Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e emërimit të Richard Grenellit, ish-shefit të tij të inteligjencës, si të dërguar special për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky zhvillim është raportuar nga agjencia e lajmeve reuters duke cituar burime të brendshme.
Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit, mund të luajë një rol kyç në përpjekjet për ndalimin e luftës, nëse emërohet zyrtarisht në këtë detyrë.
Aktualisht, nuk ka një të dërguar special për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, por republikani po konsideron krijimin e këtij posti, megjithëse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Gjatë fushatës së tij, 78-vjeçari është zotuar se do t’i japë fund luftës “shpejt”, ndonëse nuk ka dhënë detaje konkrete për mënyrën se si do të arrijë këtë qëllim.
Pikëpamjet kontroverse të Grenellit
Disa nga idetë dhe qëndrimet e Grenellit mund të ngjallin shqetësim në Kiev. Në një tryezë diskutimi në korrik, Grenelli sugjeroi krijimin e “zonave autonome” si një zgjidhje të mundshme për konfliktin. Po ashtu, ai ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO në një të ardhme të afërt nuk është një opsion realist, një qëndrim që reflekton opinionet e shumë aleatëve të Trumpit.
Megjithatë, mbështetësit e Grenellit theksojnë përvojën e tij të gjerë diplomatike dhe njohuritë për çështjet evropiane. Përveç shërbimit si ambasador, Grenell ka qenë edhe i dërguar special për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, duke luajtur një rol kyç në procesin e dialogut.
Nga zyra e Trumpit nuk ka pasur ende një reagim zyrtar për këtë çështje, ndërsa as vetë Grenell nuk ka dhënë ndonjë koment publik.
Karriera dhe pritshmëritë
Grenell ka qenë një mbështetës i fortë i Trumpit dhe ka luajtur një rol aktiv në fushatën e tij zgjedhore. Fillimisht, ai shihej si një kandidat i fortë për postin e Sekretarit të Shtetit, por në fund, Trumpi zgjodhi senatorin Marco Rubio për këtë rol – një vendim që ka befasuar disa nga aleatët e Grenellit.
Nëse emërohet si i dërguar special për luftën në Ukrainë, Grenell do të përballet me sfida të mëdha në ndërmjetësimin e një paqeje në një konflikt që ka shkaktuar pasoja të rënda për Ukrainën dhe botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë