LAJMI I FUNDIT:

Moti në Shqipëri, parashikimi për të shtunën dhe dielën  

Moti në Shqipëri, parashikimi për të shtunën dhe dielën  

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në orët e paradites, ndërsa më pas do të lokalizohen në lindje-juglindje të vendit, në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale deri në mesditë.

“Në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-lindje në lartësinë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në relievet malore në jug në lartësinë mbi 900-1000m reshje dëbore me intensitet të ulët”, thuhet në njoftim.


Pas orëve të mesditës parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3-12m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e paradites do të arrijë shpejtësi 13-21m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-6ballë.

Ndërkaq, për të dielën moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete te forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/