LAJMI I FUNDIT:

Forcat izraelite bombarduan qendrën e Bejrutit, të paktën 11 të vdekur

Forcat izraelite bombarduan qendrën e Bejrutit, të paktën 11 të vdekur

Gjatë mbrëmjes së kaluar, forcat ajrore izraelite goditën me bomba të forta qendrën e Bejrutit për të shkatërruar bunkerët e Hezbollahut.

Të paktën 11 persona u vranë dhe 23 u plagosën në një sulm në lagjen Basta të Bejrutit, njoftoi televizioni al-Manar i Hezbollahut, duke cituar ministrinë e shëndetësisë.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se sulmi rezultoi në një numër të madh të vdekur dhe të plagosur dhe se një ndërtesë tetë-katëshe u shkatërrua, shkruan aljazeera.


Izraeli përdori bomba për të shkatërruar bunkerët në sulm, duke lënë një krater të thellë. Përdorimi i këtyre bombave nënkupton qëllimin e shkatërrimit të objekteve nëntokësore ku ndodhen zyrtarët apo armët e Hezbollahut.

Sipas burimeve izraelite, objektivi i sulmit ishte streha e pretenduar e Talal Hamieh, një nga oficerët kryesorë të inteligjencës së Hezbollahut dhe koordinatori kryesor i aktiviteteve luftarake në Bejrut.

Ky ishte sulmi i katërt ajror izraelit këtë javë që synonte zonën qendrore të Bejrutit, ndërsa shumica e sulmeve izraelite janë drejtuar në periferitë jugore të kontrolluara nga Hezbollahu.

Të dielën, një sulm ajror izraelit vrau një zyrtar mediatik të Hezbollahut në distriktin Ras al-Nabaa në qendër të Bejrutit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori