Shkup, edhe sot vazhdon kaosi me transportin publik, autobusët nuk kanë mjaftueshëm naftë
Edhe sot kaos në transporti publik në Shkup, për shkak të mungesës së derivateve për autobusët të NPQ Shkup.
Në Shkup prej dje pasdite qarkullojnë vetëm 25 autobusë, ndërsa të tjerët janë të parkuar në auto-bazat e NPQ “Shkup” në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov për shkak të mungesës së derivateve.
Afrim Muça, kryetar i Sindikatës së pavarur të shoferëve në NPQ “Shkup” deklaroi se gjendja është shumë serioze, madje edhe alarmante, siç tha, pothuajse 70 për qind e automjeteve janë të parkuara.
“Përgjigja është e thjeshtë, nuk ka naftë. Shoferët u thirrën të vijnë në punë, por ata janë në bazat në Autokomandë dhe në Gjorçe Petrov së bashku me autobusët sepse nuk ka naftë dhe TNG. Për momentin mendoj se rreth 70 për qind e autobusëve të NPQ-së janë të parkuar në baza. Nëpër qytet qarkullojnë një numër i vogël i autobusëve me dy ndërrime të cilët janë të furnizuar me naftë para dy ditëve, si dhe automjetet me TNG. Për funksionim normal të NPQ-së, në baza ditore nevojiten 25 tonë naftë, që nuk e morëm. Naftën zakonisht na e sjellë “Pucko Petrol” në bazat e NPQ “Shkup”, por sepse kemi borxh një shumë të madhe parash, këto ditë nuk po na sjellin naftë. Në NPQ “Shkup” punojnë 1.200 njerëz dhe nuk do të lejojmë askush të luajë me fatet e tyre”, tha Muça.
Paralajmëroi se është e mundur sot fare të mos qarkullojnë autobusët nëse nuk u dërgohen derivate. Theksoi se Sindikata e pavarur e shoferëve në NPQ “Shkup” nga e premtja do të vendosë për veprimet e mëtejme që do të ndërmerren nëse nuk rregullohet gjendja në ndërmarrjen publike të qytetit.
Edhe Miqo Stojanovski nga LSM NPQ Shkup konfirmoi se problemi me transportin publik urban në Shkup dhe numri i vogël i autobusëve të cilët qarkullojnë nëpër qytet është për shkak të mungesës së derivateve. Nuk ka distribuim të naftës nga “Pucko Petrol” për NPQ “Shkup” për shkak të borxhit të madh.
“Shkak për atë është raporti i ndërsjellët mes kryetares së Qytetit, Danella Arsovska, kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe vendimeve që i sjellin. Pati paralajmërim nga Qyteti i Shkupit se do të normalizohet dërgimi i naftës për NPQ-në, por kjo nuk po ndodhë. Probleme me naftë ka edhe NP “Higjiena komunale” Shkup për shkak se vetëm disa nga kamionët mbledhin mbeturina. Prandaj të gjitha sindikatat e ndërmarrjeve publike të qytetit planifikojmë nga e hëna të mbajmë takim të përbashkët në të cilin do të vendosim çfarë masash do të ndërmarrim”, deklaroi Stojanovski.
Ndërkohë, janë paralajmëruar protesta publike për shkak të gjendjes me transportin në qytet. Kryetari i Komunës Shuto Orizarë, Kurto Dudush, u bëri thirrje të gjithë banorëve për protestë, të premten, 22 nëntor. Me kërkesë për normalizim të transportit publik dolën edhe studentët e USHCM-së, ndërkaq në të kundërtën paralajmëruan se do t’i bashkëngjiten protestës së paralajmëruar nga kryetari i Komunës së Shuto Orizares.
Nga Qyteti i Shkupit përgjegjësinë lidhur me krizën që u krijua në NPQ që mbeti pa naftë, ia hedhin këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së dhe drejtoreshës së Byrosë për furnizime publike për shkak të procedurës së anuluar për furnizim të derivateve për autobusët.
Kryetari i Këshillit të Qytetit, Trajko Sllaveski mbrëmë kumtoi se është caktuar mbledhje e Këshillit për sot në orën 18:00./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë