LAJMI I FUNDIT:

​Qeveria ndan mjete buxhetore për pagat dhe shtesat për komunën e Vitisë dhe Kamenicës

​Qeveria ndan mjete buxhetore për pagat dhe shtesat për komunën e Vitisë dhe Kamenicës

Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve financiare në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti.

Në një mbledhje elektronike, ekzekutivi ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve paga dhe shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa për komunat Kamenicë dhe Viti, për muajin tetor 2024”, thuhet në komunikatë.


Një muaj më parë mësimdhënësit e Komunës së Vitisë para Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos procedimit të pagave për muajin shtator, ndërkohë që Ministria e Financave kishte fajësuar komunën e Vitisë se nuk ka siguruar me kohë buxhetin e nevojshëm.

Mësohet se Vitia dhe Kamenica muajt e fundit kanë pasur probleme për pagesat e pagave në programet e arsimit fillor dhe të mesëm, si rrjedhojë e rasteve përmbarimore.