LAJMI I FUNDIT:

Kurti paralajmëron rritjen e pagave për sektorin publik – për 55 euro nga janari, në total 110 euro nga korriku

Kurti paralajmëron rritjen e pagave për sektorin publik – për 55 euro nga janari, në total 110 euro nga korriku

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka paralajmëruar rritjen e pagave në sektorin publik nga janari i vitit 2025.

Kurti bëri të ditur se vlera e koeficientit do të mbetet 110 euro, por do të rritet koeficienti për 1 njësi, gjysmë njësie në janar dhe gjysmë në korrik.

“Shprehur me vlerë monetare i bie se për të gjithë punësuarit në sektorin publik pagat do të rriten 55 euro nga janari e 110 euro nga muaji korrik 2025”, tha Kurti.


Kryeministri i vendit tha se është viti i tretë i qeverisjes që i rrisin pagat, ndërsa kanë marr parasysh ata që kanë nevojë për t’i mbështetur më së shumti.

“Duke pasur parasysh nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta kur gjithë globi po përballet me kosto të rritur të jetës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe njëkohësisht kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për 1 njësi për secilin punonjës të sektorit publik”, tha ai.

Kurti tutje bëri se dikush që ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1 dhe në korrik 6.6. /Telegrafi/