Shenja të zeza në trup dhe dobësi e theksuar ishin shenjat që e drejtuan Desin në spital më se 20 vite më parë.
Vajza që rrëfen historinë e saj në Tv Klan ishte vetëm 7-vjeçe kur mjekët i dhanë vetëm dy javë jetë.
Trajtimi i saj vijoi në Itali, me transplante të shumta të palcës kurrizore që fatmirësisht sot kanë dhënë rezultatin e saj.
Por kur kujton ato kohë, Desi ka të ngulitur në mendje të atin që ishte emigrant në Itali. Ai nuk e vizitoi asnjëherë të bijën në spital në Shqipëri, por ajo e mban mirë ditën e parë kur e pa.
Babai ishte larguar kur Desi ishte 4 vjeçe dhe ajo ishte rritur me rrëfimet e nënës për të.
Gjithçka ishte ndërtuar në mendjen e saj u thye kur i ati ishte gati ta braktiste në spital.
Desi: Babi kur shkuam në Trieste, erdhi pak më mbrapa…
Ardit Gjebrea: E njohe?
Desi: Jo. Nuk e njoha se unë e kisha vetëm në fotografi babin dhe thashë mami, ky është babi im? Aty, pas kësaj fraze, u nxeh pak me mamin.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Desi: I thotë “pse nuk më njeh mua goca”, ndërsa unë isha rritur vetëm me fjalë të bukura nga mami për babin, mami na thoshte çdo herë “babi punon për ju” ndërsa ai nuk sillte asgjë, ne dëgjoheshim vetëm një herë në vit në telefon dhe me sa kujtoj unë, nuk kanë qenë fjalë të bukura. Pastaj atë ditë kur erdhi në Trieste m’u duk pak e çuditshme se nuk e imagjinoja të ishte në atë mënyrë.
Ardit Gjebrea: Ti kishe figurën e një babai tjetër dhe u përballe me një baba tjetër.
Desi: Me një realitet tjetër.
Ardit Gjebrea: Ai kur të pa ty, u përmallua, çfarë tha kur të pa?
Desi: Në fillim i tha mamit “pse kjo është goca ime?” Unë u ndieva pak kështu sepse unë isha pa flokë, me kortizon, shumë e fryrë, plus kisha edhe temperaturë atë natë dhe…kur… mami po fliste me babin ai i tha që “unë e di që ajo nuk bëhet sepse unë kam folur me mjekët në Milano”, por ai nuk kishte folur me asnjë. Por unë i dëgjoja të gjitha isha aty dhe këto fjalë më rrinë këtu.
Ardit Gjebrea: Ç’domethënë “nuk bëhet”, në çfarë kuptimi?
Desi: “Nuk ka jetë kështu që lëre të vdesë këtu”.
Megjithatë, nëna e Desit nuk hoqi dorë dhe vendosën që me përmirësimin e vajzës, të shkonin në Milano. Familja nuk qe dhe aq e lumtur, çifti grindej vazhdimisht dhe Desi i shihte të gjitha.
Ajo kujton vetëm dy momente lumturie me të atin, ditën kur ai e mori nga shkolla dhe mëngjesin kur Desi gatoi për të gjithë familjen.
Më pas, shiriti i kujtimeve të lumtura me të atin, këputet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë