Të enjten në Bruksel u mbajt takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Për dallim nga organizimet e muajve të fundit, kësaj radhe u zhvillua një takim trepalësh, edhe pse nuk pati ndonjë përparim.
Lajçak përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit dhe po ashtu janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme që burojnë nga marrëveshjet e mëparshme.
Ai gjithashtu bëri të ditur se janë dakorduar për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.
“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar së zbatuari në thelb. Diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.
Ndërkaq, kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, i vlerësoi të dështuara takimet e së enjtes në Bruksel, ndërsa akuzoi Serbinë se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz.
Në një komunikatë për media Qeveria e Kosovës tha se kryenegociatori Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes në tërësi dhe pa vonesa, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.
Ndërkaq, në prononcimin e tij pas takimit, Bislimi, tha se në fokus të takimit ishte gjetja e një mënyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.
“Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Në pikën rreth ecjes përpara në normalizimin e raporteve. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ‘ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, ishte shprehur Bislimi.
Bislimi shtoi se pala serbe ka thënë se kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ia ka dërguar një letër Komisionit Evropian, në të cilën thekson se shteti i tij është i përkushtuar t’i zbatojë detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë.
Por, ai theksoi Serbia duhet së pari ta tërheqë letrën e ish-kryeministres Ana Brnabiq, me të cilën kishte dalë kundër marrëveshjes, për t’u cilësuar si e sinqertë përpjekja e Vuçeviqit, transmeton Evropa e Lirë.
Bislimi tha se si kusht, e përsëriti kërkesën e Kosovës që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiqin, të cilin e akuzon si përgjegjës të sulmit vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit në shtator 2023.
Në lidhje me themelimin e Asociacionit, e cila është ndër detyrat kryesore të Kosovës në këtë marrëveshje, Bislimi tha se vendi i tij nuk do t’iu ikë detyrimeve nëse nënshkruhet Marrëveshja.
“Nuk mund të insistohet kur, për këtë punë, së pari duhet të zgjidhet udhëheqja e re e komunave. Mendoj se duhet të plotësohen disa kushte tjera. Por, e kemi bërë të qartë se në atë moment kur ka dakordim për zbatimin e plotë të Marrëveshjes bazë, Kosova nuk i ik asnjë prej obligimeve të saja”, tha ai.
Bislimi tha se përjashtuar Marrëveshjen Bazë, në pika të tjera “ka pasur lëvizje”.
Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel kanë insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se kjo është një çështje kyçe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, serbët në veri të vendit po përballen me arrestime të paligjshme dhe veprime të njëanshme, të cilat kanë bërë që një pjesë e tyre të largohen nga ky rajon.
Gjithashtu, Petkoviq ka përmendur se është diskutuar për vazhdimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Ai theksoi se Serbia ka treguar konstruktivitet të plotë duke pranuar propozimin e BE-së për një rregullore specifike lidhur me Grupin e Punës dhe Komisionin për Çështjen e Personave të Zhdukur.
Megjithatë, sipas Petkoviqit, Kosova ka bërë disa komente që kanë ngadalësuar këtë proces, kanë raportuar mediat serbe.
“Kosova po tregon se në thelb nuk dëshiron të merret me çështjen e personave të zhdukur” citohet të ketë thënë Petkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Shkup: Transportuesit privat nga e hëna përfshihen në komunikacion, por jo me kapacitet të plotë
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë