LAJMI I FUNDIT:

VAR-i shkatërroi momentin historik të Francesco Camardas me Milanin pasi gol i tij u anulua

VAR-i shkatërroi momentin historik të Francesco Camardas me Milanin pasi gol i tij u anulua

Francesco Camarda u bë lojtari më i ri italian që bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve dhe madje shënoi për Milanin kundër Club Brugge, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje pas një kontrolli të VAR. 

Sulmuesi italian Camarda bëri sërish histori të martën, duke u bërë debutuesi më i ri italian në Ligën e Kampionëve me 16 vjet e 226 ditë. 

Rekordi i mëparshëm i përkiste Moise Kean, i cili debutoi në këtë garë me Juventusin në moshën 16 vjeç e 267 ditë. 


Madje Camarda gjeti rrjetën pak minuta pas futjes së tij nga bankina në pjesën e dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas një kontrolli në VAR. 

Sulmuesi italian hoqi fanellën për të festuar dhe u ndëshkua me karton të verdhë gjithashtu. 

Nëse goli do të kishte qëndruar, Camarda do të ishte bërë golashënuesi më i ri i Milanit në Ligën e Kampionëve. 

Milani festoi në fund, duke fituar 3-1, e që ishte fitorja e parë e tyre, pas dy humbjeve ndaj Bayer Leverkusen dhe Liverpool./Telegrafi/