LAJMI I FUNDIT:

Konferenca ndërkombëtare në Tiranë, Kumbaro: 2 miliardë euro të ardhura nga turizmi në gjashtëmujorin e parë

Konferenca ndërkombëtare në Tiranë, Kumbaro: 2 miliardë euro të ardhura nga turizmi në gjashtëmujorin e parë

Në Tiranë po mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Central European Initiative “Turizmi në Evropën Lindore dhe Juglindore – Shtigje të Reja të Zhvillimit”, një ngjarje që diskuton sfidat dhe zgjidhjet për të ardhmen e turizmit në rajon, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Në fjalën e saj hapëse, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, u shpreh se kjo ngjarje vjen në Tiranë në Ditën Botërore të Turizmit e cila këtë vit celebrohet nën moton “Turizmi dhe Paqja”.

“Turizmi jo thjesht si sektor ekonomik, por turizmi si një motor emancipimi, si një mundësi për të shkëmbyer kulturalisht, njerëzisht edhe ekonomikisht, kontribuon në hapjen e mendjes dhe duke u takuar më shumë, sidomos përmes kënaqësisë, kontribuojmë edhe në paqe sado pak e mundur të duket në kohëra të vështira si këto që po kalon planeti”, u shpreh ministrja Kumbaro.


Ministrja Kumbaro theksoi se “Shqipëria edhe pse e vendosur nga historia në një kryqëzim mes Lindjes dhe Perëndimit dhe e vogël në sipërfaqe, po tregon se nuk është e pamundur të ketë paqe dhe stabilitet dhe gjithashtu nuk është e pamundur dhe sado gabime të kesh bërë në të shkuarën, të kthehesh në një faktor stabiliteti, siç është kthyer toleranca fetare në një prej atraksioneve turistike të vendit”.

“8.5 milionë vizitorë të huaj erdhën deri në muajin gusht duke shënuar 20% më shumë se një vit më parë. E shprehur në shifra ekonomike, kemi 23% më shumë të të ardhurave që kanë hyrë në ekonomi nga sektori i turizmit për gjashtë muajt e parë të vitit”, nënvizoi minsitrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh në këtë konferencë se Shqipëria po realizon ëndrrën për t’u bërë kampione e Turizmit në Ballkan, prandaj projektet e nisura 10 vite më parë tani po zbatohen dhe po kthehen në një realitet.

“Tirana deri 5-6 vjet më parë, ishte një aeroport kalimi, sepse ishte aeroporti dhe vije në Tiranë për të shkuar në jug, apo për të shkuar në veri. Sot Tirana është destinacion turistik. Vitin tjetër Tirana do të jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Megjithatë, nuk jemi në konkurrencë dhe në garë me askënd. Nuk e kemi menduar për asnjë moment se si Shqipëria e rrethuar nga gjigantë të turizmit, të hyjë në garë me ta. Ne të gjithë bashkë jemi komplementarë, plotësojmë një hartë turistike dhe të gjithë bashkë vetëm ndihmojmë njëri-tjetrin”, vazhdoi Kumbaro.

Më tej, ministrja tha se filozofia e udhëtimit ka ndryshuar, veçanërisht pas pandemisë Covid-19, pasi njerëzit gjatë udhëtimeve duan të vizitojnë sa më shumë vende e atraksione me kohë qëndrimi më të shkurtra, prandaj koordinimi në këtë aspekt është i rëndësishëm.

“Çdo turist do të marrë maksimumin, do që brenda javës të vizitojë edhe Krocinë, edhe Malin e Zi, edhe Greqinë, edhe Shqipërinë. Prandaj koordinimi mes nesh është shumë i rëndësishëm dhe i bën mirë sektorit, ekonomisë së vendeve tona, por për t’u kthyer tek tema, i bën mirë paqes edhe prosperitetit në vendet tona”, u shpreh ministrja.

Ministrja Kumbaro tha se Shqipëria nën sloganin “Albania All Senses” Shqipëria prezanton eksperienca unike dhe të reja. Ajo u shpreh gjithashtu se këtë vit Shqipëria ka qenë pjesë e panaireve të mëdha të turizmit dhe kryeqendër e konferencave të nivelit të lartë, që kulmon me prezencën si “Vendi i Nderit” në Panairin më të madh në botë të turizmit “ITB Berlin”.

Në fund të fjalës, ministrja Kumbaro ftoi të pranishmit të shijojnë Tiranën me të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Lajme
Kurti takon O’Brien e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

Kurti takon O’Brien e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

Lajme
Takohen diplomatët amerikanë, Hovenier thotë se kanë diskutuar për mbështetjen e Kosovës

Takohen diplomatët amerikanë, Hovenier thotë se kanë diskutuar për mbështetjen e Kosovës

Lajme
Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Salianji dorëzohet në polici, mbështetësit e opozitës e presin me brohorima

Salianji dorëzohet në polici, mbështetësit e opozitës e presin me brohorima

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori