LAJMI I FUNDIT:

A ndiheni të sigurt duke ecur vetëm natën? Sipas Gallup, Kosova në mesin e vendeve më të sigurta 

A ndiheni të sigurt duke ecur vetëm natën? Sipas Gallup, Kosova në mesin e vendeve më të sigurta 

Përditësimi më i fundit vjetor i Gallup-it mbi sigurinë globale tregon se njerëzit në mbarë botën ndihen më të sigurt sot sesa një dekadë më parë, megjithatë shumë vende kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur “shoqëritë paqësore” që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm.

Kështu thuhet në raportin e Gallup-it lidhur me sigurinë globale.

Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës. Sipas raportit mbi sigurinë globale, Kosova është renditur e 12-ta, në mesin e 14 vendeve.


I pari është renditur Kuvajti, pastaj Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia etj.

Ndërkaq, në mesin e shteteve më të pasigurta për të ecur vetëm gjatë natës është Malawi, Kili, Ekuadori etj.

Sipas Gallup-it, në vitin 2023, 70% e të rriturve në mbarë botën thanë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën aty ku jetojnë, gjë që është dukshëm më e lartë se sa ishte një dekadë më parë dhe në shumicën e pikave në trendin gati 20-vjeçar të Gallup.

“Megjithatë, përparimi në këtë masë ka ngecur në vitet e fundit dhe pak më pak njerëz sot ndjehen të sigurt se në vitin 2020, kur një rekord prej 72% ndihej i sigurt”, thuhet tutje.

Sipas Gallup-it, në shumicën e vendeve dhe territoreve të zhvilluara ekonomikisht me sundim të fortë të ligjit, shumica e banorëve thanë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm në zonat e tyre gjatë natës.

E njëjta gjë është e vërtetë në vendet ku popullsia është nën kontroll më të rreptë shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Sekuestrohet sasi e madhe e pijeve alkoolike me banderola të Serbisë

Sekuestrohet sasi e madhe e pijeve alkoolike me banderola të Serbisë

Lajme
Protesta e serbëve, Elshani: Religjioni, kultet fetare janë e drejtë e pacenueshme e qytetarëve

Protesta e serbëve, Elshani: Religjioni, kultet fetare janë e drejtë e pacenueshme e qytetarëve

Lajme
Pasuria e Afrim Gashit - tokë me vlerë mbi 130 mijë euro në Hasanbeg dhe makinë Mercedes të vitit 2016

Pasuria e Afrim Gashit - tokë me vlerë mbi 130 mijë euro në Hasanbeg dhe makinë Mercedes të vitit 2016

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Bllokohen 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Bllokohen 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Lajme
Kalo në kategori