LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 21° clearsky_night

Komuna thotë se objekti i BIK-ut në Mitrovicë s’ka leje ndërtimi, pala tjetër deklaron të kundërtën

Komuna thotë se objekti i BIK-ut në Mitrovicë s’ka leje ndërtimi, pala tjetër deklaron të kundërtën
Objekti i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Mitrovicë tek rruga “UÇK”. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Problemi i ndërtesave dhe objekteve pa leje është gjithmonë i pranishëm në qytetet tona, e i njëjti qëndron edhe në Mitrovicë.

Një objekt i cili është në pronësi të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Mitrovicë, në rrugën “UÇK” saktësisht pranë shkollave të mesme të qytetit nuk ka leje ndërtimi, ka thënë drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, shkruan Telegrafi.

Tërnava ka thënë se këtij objekti i’u ka ndaluar procesi i ndërtimit rreth një vit e gjysmë më parë.


“Objekti i Bashkësisë Islame nuk ka leje ndërtimi dhe ju kanë ndërprerë punimet që një vit e gjysmë”, ka thënë Tërnava.

Ai ka shtuar se BIK-u në Mitrovicë është duke u marrë me dokumentacionin për çështjen e lejes së ndërtimit.

“Bashkësia Islame është në procedurë duke u marrë me dokumentacionin për çështjen e lejes, por tek ne nuk kanë sjellë ende asgjë”, ka përfunduar drejtori Tërnava.

Ndryshe nga Komuna, Bashkësia Islame e Kosovës në Mitrovicë dha një përgjigje tjetër.

Drejtori i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Mitrovicë, Ekrem Avdiu për Telegrafin ka thënë se punimet janë ndalur për shkak të “pamundësive”.

“Nuk ka pengesa, punimet janë ndalur për shkak të pamundësive për të vazhduar, nuk i ka penguar askush”, ka thënë Avdiu.

Ai ka thënë se kanë leje ndërtimi nga Komuna, por që janë “çështjet teknike” arsyet pse janë ndaluar punimet, transmeton Telegrafi.

“Jemi krejt në rregull në këtë aspekt, vetëm janë të natyrës teknike pushimet e punimeve”, ka përfunduar drejtori i BIK-ut në Mitrovicë, Ekrem Avdiu.

Ndërsa, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, për këtë çështje për Telegrafin ka thënë se arsyet pse u ndërpriten  punimet ndërtesave apo objekteve janë mos-plotësimi i kushteve ligjore.

“Të gjitha ndërtesave apo objekteve të cilave u ndërpriten punimet, u ndërpriten për arsye se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për të filluar ose vazhduar me ndërtimin e objekteve në fjalë. E njëjta vlen edhe për rastin që i referoheni”, ka thënë Brahimi.

Ai ka thënë se Drejtoria e Inspekcionit “nuk zhvillon negociata”, por sipas tij “e zbaton ligjin”.

“Drejtoria e Inspekcionit nuk zhvillon negociata, E zbaton ligjin”, ka përfunduar drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi nga Gjilani, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Barcelona ka katër top sulmues në listë për ta zëvendësuar Lewandowskin

Barcelona ka katër top sulmues në listë për ta zëvendësuar Lewandowskin

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Netanyahu paralajmëron Iranin - tregon se në çfarë rrethanash konflikti aktual në Gaza do të ishte i fundit

Netanyahu paralajmëron Iranin - tregon se në çfarë rrethanash konflikti aktual në Gaza do të ishte i fundit

Botë
Derisa po kryheshin testet përfundimtare, nëndetësja e re e Kinës fundoset në portin e Wuhanit - Pekini mundohet ta mbajë të fshehtë këtë lajm

Derisa po kryheshin testet përfundimtare, nëndetësja e re e Kinës fundoset në portin e Wuhanit - Pekini mundohet ta mbajë të fshehtë këtë lajm

Azia
Gypi i ujërave  të zeza shpërthen në Kinë, veturat dhe këmbësorët mbulohen me të portokalltë - nga shpërthimi punonjësi “fluturon” 15 metra në ajër

Gypi i ujërave  të zeza shpërthen në Kinë, veturat dhe këmbësorët mbulohen me të portokalltë - nga shpërthimi punonjësi “fluturon” 15 metra në ajër

Azia
Kalo në kategori