LAJMI I FUNDIT:

Ndryshojnë tarifat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri – nuk do të jenë njësoj për të gjithë

Ndryshojnë tarifat e sigurimit të automjeteve në Shqipëri – nuk do të jenë njësoj për të gjithë

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.

Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve.

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëlloj për të gjithë.


Nga viti i ardhshëm, drejtuesit do të paguajnë çmim të diferencuar, i cili do të përcaktohet nga disa faktorë.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës (elektrike apo me lëndë djegëse), mosha e zotëruesit të mjetit, përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve do të regjistrohen në sistemin që përcakton çmimin vjetor.

Po ashtu, edhe sjellja në rrugë do të ndikojë në çmim, ku ata që kanë bërë aksident do të paguajnë më shumë.

Vitet e fundit, një policë sigurimi ka kushtuar 16 mijë deri në 18 mijë lekë, por këto pagesa fikse nuk kanë qenë efikase për tregun, edhe pse sigurimi i makinës është i detyrueshëm.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 milionë euro.