LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie
Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dërguar në mbajtje dy persona, të cilët dyshohen se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie.

Rasti ka ndodhur në Prizren, më 6 shtator.

“Më 19.09.2024 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se me datën e lartcekur, i kanë vënë zjarrin qëllimisht shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.


Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/