LAJMI I FUNDIT:

34 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, Osmani: Hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës

34 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut, Osmani: Hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut.

Osmani thekson tutje se 7 shtatori i vitit 1990, dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë.

“Në këtë ditë nderojmë vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës. Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008. Guximi i atyre që miratuan këtë kushtetutë do të mbahet mend përgjithmonë si një kapitull kyç në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Telegrafi/