LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli ’74 synon pikët e para ndaj Dukagjinit, formacionet zyrtare

Feronikeli ’74 synon pikët e para ndaj Dukagjinit, formacionet zyrtare

Feronikeli ’74 dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të klinasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim nga ora 16:00.

Ekipi vendas që do të drejtohet në këtë ndeshje nga Fidan Rexhepi do të synojë fitoren apo pikën e parë në këtë sezon, pas tri humbje në tri ndeshjet e para.


Në anën tjetër, ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi pas fitores së parë ndaj Gjilanit duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Feronikeli ’74: Prince; Musa, Janku, Halili, Gjinollari; Shabani, Karagounis; Avdyli, Seminiv, Hyseni; Ioannidis;

Dukagjini: Rexhepi; Pllana, Syla, Basri, Shala; Hugo, Xhemajli, Millaku; Elezaj, Berisha, Mërlaku;

/Telegrafi/