LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 27 vite nga vdekja tragjike e Princeshës Diana, truproja i saj ishte i vetmi i mbijetuar nga aksidenti – por ai rrëfeu se nuk mbajti mend asgjë

Bëhen 27 vite nga vdekja tragjike e Princeshës Diana, truproja i saj ishte i vetmi i mbijetuar nga aksidenti – por ai rrëfeu se nuk mbajti mend asgjë

Para 27 viteve, pikërisht sot, Princesha Diana humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në tunelin Pont de l’Alma në Paris. Princesha e Uellsit ishte ulur në sediljen e pasme të një Mercedesi luksoz që u përplas me një shtyllë mbështetëse të tunelit.

Në aksident humbën jetën edhe i dashuri i saj, producenti i filmave Dodi al-Fayed, dhe shoferi Henri Paul, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe antidepresantëve.

Vdekja e saj e parakohshme trishtoi jo vetëm Mbretërinë e Bashkuar, por të gjithë botën. Për muaj të tërë pas vdekjes së saj, njerëzit vendosnin lule, qirinj, kartolina dhe mesazhe personale përpara Pallatit Kensington.


Foto: Getty Images

I vetmi person që mbijetoi nga aksidenti ishte Trevor Rees-Jones, truproja i Princeshës Diana. Në fytyrën e tij ende duken plagët nga aksidenti. Gjatë viteve të fundit, ai nuk është parë në publik. Sipas tabloideve britanike, Trevor jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Oswestry. Pas aksidentit, ai vazhdoi karrierën e tij dhe tani është shef sigurie në kompaninë globale biofarmaceutike ‘AstraZeneca’.

“Jeton një jetë të qetë, nuk shfaqet shpesh në publik dhe nuk flet për tragjedinë. Ka tentuar të vazhdojë jetën e tij”, tha një burim për The Sun.

Trevor ka punuar për një periudhë kohe edhe për miliarderin Mohamed al-Fayed, babai i Dodit i cili vdiq me Dianën në aksident. Pas aksidentit, ai deklaroi se nuk kujtonte asgjë. “Do të doja të dija çfarë ndodhi. Jam i vetmi që mund t’u tregojë njerëzve të vërtetën, por nuk më kujtohet. E konsideroj atë një aksident që mund të shmangej dhe se Henri Paul bëri gabim kur u ul në timon duke ditur se kishte pirë, pa na thënë as neve dhe as Dodit se nuk ishte në gjendje të ngiste veturën. Ishte një gabim. Ishte një aksident i thjeshtë në gjendje të dehur që përfshinte shpejtësinë. Dhe kjo është e gjitha”, tha Trevor.

Doktor Frédéric Mailliez ishte i fundit që pa Princeshën Diana të gjallë. Kur ambulanca arriti në vendngjarje, ata nuk kishin asnjë ide se bëhej fjalë për një princeshë. Ata panë vetëm një trup femëror në dyshemenë e Mercedesit të përplasur. Diana tregonte shenja jete, por ishte pa ndjenja dhe vështirë se merrte frymë.

“Jam i vetëdijshëm se emri im do të lidhet gjithmonë me atë natë tragjike”, tha Mailliez, i cili po kthehej nga një festë kur hasi aksidentin. “Iu afrova rrënojës, hapa derën dhe shikova brenda. Katër njerëz, dy prej të cilëve tashmë të vdekur, që nuk tregonin asnjë shenjë jete, dhe dy nga ana e djathtë të makinës, të gjallë, por në gjendje shumë të rëndë. Pasagjeri në sediljen e përparme po bërtiste, gjë që më bëri të kuptoja se ishte më mirë se pasagjerja, një zonjë e re që ishte në gjunjë në dyshemenë e Mercedesit me kokën ulur. Ajo merrte frymë me vështirësi dhe ajo ishte e para që duhej ndihmuar”, tregoi Mailliez.

Shpejt arritën në vendngjarje paparacët dhe zjarrfikësit dhe princesha u dërgua në spitalin parisian ku ndërroi jetë vetëm disa orë më vonë.

“Për mua ishte një shok i madh kur kuptova se ishte Princesha Diana dhe se kishte vdekur. Fillova të pyesja veten nëse kisha bërë gjithçka për të shpëtuar jetën e saj. A kisha bërë gjithçka siç duhej?”, tha mjeku.

Funerali i Dianës u mbajt në Abacinë e Westminsterit më 6 shtator. Djemtë e saj ecën në kortezhin e varrimit pas arkivolit të saj. Transmetimi televiziv i funeralit u ndoq nga publiku britanik që arriti kulmin me 32 milionë shikues, një nga shikueshmëritë më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar ndonjëherë. Miliona të tjerë ndoqën ngjarjen nga mbarë bota. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë

John Cena shpjegon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë: Nuk dua të investoj kohën time në këtë gjë

Magazina
Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Noizy i reagon Osman Azemit pas deklaratave për Shqipërinë: Paske pirë i çikë o jetë, ndërroje pak mallin edhe emrin

Magazina
Aktori 64-vjeçar Antonio Banderas duket elegant dhe në top formë, gjersa shoqërohet nga partnerja e tij në Festivalin e Filmit në Venecia

Aktori 64-vjeçar Antonio Banderas duket elegant dhe në top formë, gjersa shoqërohet nga partnerja e tij në Festivalin e Filmit në Venecia

Magazina
Eliza Hoxha rikthehet me projekt të ri muzikor, sjell këngë për personat e pagjetur të luftës në Kosovë

Eliza Hoxha rikthehet me projekt të ri muzikor, sjell këngë për personat e pagjetur të luftës në Kosovë

Magazina
Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Turi dhe Orinda Huta u përballën me të papriturën gjatë udhëtimit me aeroplan për në Athinë

Magazina
Nicole Kidman mahnit me dukjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa thotë se nuk pati guxim të shohë skenat intime në filmin e saj të fundit

Nicole Kidman mahnit me dukjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa thotë se nuk pati guxim të shohë skenat intime në filmin e saj të fundit

Magazina
Kalo në kategori