LAJMI I FUNDIT:

Policia e Shkupit me aksion ndaj motoçiklistëve, gjoba për 60 prej tyre

Policia e Shkupit me aksion ndaj motoçiklistëve, gjoba për 60 prej tyre

MPB Maqedoni njofton se dje Departamentin për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 00:00, në kuadër të planit për rritjen e pranisë policore dhe rritjen e sigurisë në qytetin e Shkupit, ka zbatuar aksion kontrollues për sanksionimin e shkeljeve që bëhen nga drejtuesit e motoçikletave.

“Në aksion janë kontrolluar mbi 90 motoçikleta, si dhe janë sanksionuar 60 shoferë. Prej tyre 28 nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 10 kanë vozitur pa patentë shofer, 12 kanë pasur kategori të papërshtatshme, pesë motoçikleta nuk kanë qenë të regjistruara, një mjet pasagjerësh është ndaluar për shkak të dyshimit për mosfunksionim teknik dhe shkaktim të zhurmës”.

“Kontrollet e veprimit në kuadër të aksionit operacional do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar. Apelojmë tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.