LAJMI I FUNDIT:

Fluks i lartë në urgjencën e Durrësit, shkon në 400 numri i vizitave brenda 24 orëve

Fluks i lartë në urgjencën e Durrësit, shkon në 400 numri i vizitave brenda 24 orëve

Këtë verë të nxehtë, urgjenca e Spitalit Rajonal në Durrës po përballet me një fluks të lartë pacientësh.

Temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e infeksioneve virale, ndërsa plazhet dhe rrugët e mbushura kanë rritur edhe numrin e të lënduarve nga aksidentet.

“Tani ka arritur piku, rreth 350-400 pacientë në 24 orë. Kryesisht janë me gastroenterite, viroza stinore. Është shtuar dhe numri i aksidenteve rrugore. Kemi dhe gjendje lipotemie të pacientëve që nuk hidrohen mirë dhe dalin kur temperaturat e larta janë në maksimum”, tha Gjergj Qerimi-shefi i urgjencës në SRD


Nuk kanë munguar as rastet me Covid 19.

“Kemi një numër pacientësh të diagnostikuar me Covid 19 në urgjencë. Është një numër konstant prej dy muajsh, po pa komplikacione të rënda. Pacientët me sëmundje shoqëruese kanë qenë më të vështirë për t’u menaxhuar. Rastet e rënda i kemi dërguar në spitalin infektiv në QSUT”, tha ai.

Në kulmin e sezonit turistik, stafi i urgjencës po punon me kapacitet të plotë për të përballuar situatën, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake për të shmangur komplikacionet shëndetësore.

“Pacientët është mirë që të kujdesen dhe të shkojnë te mjeku i familjes dhe sa më shpejt të diagnostikohen aq më mirë është. E rëndësishme është të ruhet edhe higjena. Duke qenë se shkak për sëmundjen e Etheve të Nilit është mushkonja vektor mirë do ishte të dezinfektonin ambientet ku banojnë dhe të përdornin solucione që i mbajnë larg mushkonjat”, u shpreh shefi urgjencës.

Sëmundja e Etheve të Nilit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast në Durrës, por kujdesi për ta shmangur infektimin prej saj, sipas mjekëve, duhet të jetë i lartë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori