LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri japonez paralajmëron dorëheqjen e tij pas një sërë skandalesh

Kryeministri japonez paralajmëron dorëheqjen e tij pas një sërë skandalesh

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, nuk do të kërkojë rizgjedhjen si lider i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, për të cilën ai thotë se ka nevojë për një “fillim të ri”.

Veterani 67-vjeçar i LDP-së pritet të japë dorëheqjen si kryeministër, pasi partia të zgjedhë një drejtues të ri në shtator, transmeton Telegrafi.

Mbështetja për Kishida, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2021, ka rënë pas një skandali korrupsioni që përfshin partinë e tij, rritjen e kostove të jetesës dhe rënien e jenit.


Vlerësimet për të kishin rënë në 15.5 për qind muajin e kaluar – më i ulëti për një kryeministër në më shumë se një dekadë.

“Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, është e nevojshme t’i tregojmë njerëzve se Partia Liberal Demokratike do të ndryshojë”, tha Kishida në një konferencë shtypi duke njoftuar vendimin e tij.

“Zgjedhje transparente dhe të hapura dhe një debat i lirë dhe i hapur janë të rëndësishme. Hapi i parë i lehtë për t’u kuptuar që tregon se LDP do të ndryshojë është që unë të tërhiqem”, tha ai.

Brenda partisë, disa kanë dyshuar nëse Kishida mund ta udhëheqë LDP-në drejt një fitoreje në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që do të mbahen në 2025. Partia ka qenë në pushtet pothuajse vazhdimisht që nga viti 1955. /Telegrafi/