LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh në Malin e Thatë, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr i madh në Malin e Thatë, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Foto: Ilustrim

Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur prej 3 ditësh në Malin e Thatë në anën e Maqedonisë së Veriut, zjarr i cili ka vijuar me pas ne bimësi të ulët, bimë medicinale e kullota në anën tonë të këtij vargmali.

Për izolimin e flakëve që përhapeshin me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe bimësisë së thatë janë angazhuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të palës maqedonase por e ato të bashkisë së Pustecit, përfshi dhe punonjës të zonave të mbrojtura duke bërë të mundur izolimin e zjarrit.

Izolimi i zjarrit është arritur edhe falë ndërhyrjes nga ajri e toka të punonjësve shqiptarë.


Ditën e sotme të gjitha forcat janë në gatishmëri nga frika e rishfaqjes të vatrave të tjera

Vatrat e zjarrit janë shumë pranë Parkut Kombëtar të Prespës, ndaj e për këtë ne kushte të terrenit të thyer malor është arritur të mbahet në kontroll në këtë zonë me lartësi që shkon deri në 2 mijë metra mbi nivelin e detit. /Euronews/Telegrafi/