LAJMI I FUNDIT:

Mbappe mori super veturë nga Real Madridi – por nuk mund ta vozisë

Mbappe mori super veturë nga Real Madridi – por nuk mund ta vozisë

Kylian Mbappe, si pjesë e mbërritjes në Real Madrid nga Paris Saint-Germain, ka marrë një veturë të re të serisë së fundit BMW – por francezi nuk do të jetë në gjendje ta vozitë atë për në seancat stërvitore.

Ish-sensacioni i Monacos u zbulua kohët e fundit si transferimi veror i gjigantit spanjoll, ndërsa ai kërkon të afirmohet si futbollisti më i mirë në planet.

Jo vetëm që kalimi i tij i fundit nga Franca në Spanjë do t’i japë atij shumë më shumë përfitime në lidhje me marrëveshjet e marketingut dhe mundësitë jashtë fushës, por makina që ai ka zgjedhur personalisht – një BMW i7 M70 – sigurisht që vjen me komplikimet e saj.


Në bazë të marrëveshjes trivjeçare të sponsorizimit të Real Madridit me BMW, çdo lojtari i jepet një makinë elektrike krejt e re pa pagesë. Edhe trajneri Carlo Ancelotti dhe presidenti i klubit Florentino Perez janë të pajisur me një veturë të re në fillim të çdo sezoni.

Sipas Marca, francezi do të marrë një BMW i7 M70 falë marrëveshjes që dukej e pashmangshme. Sado luksoze të jetë makina, ka vetëm një problem, dhe ky është fakti që Mbappe nuk ka patent shofer.

Kylian Mbappe merr makinën e tij të parë në Madrid – një 'bishë' që e vozitë edhe Florentino Perez
Lexo po ashtu Kylian Mbappe merr makinën e tij të parë në Madrid – një 'bishë' që e vozitë edhe Florentino Perez

Vetura ka në boshtin e pasmë 489 kuaj fuqi dhe një tjetër në pjesën e përparme me 258 kuaj fuqi, gjë që e lejon atë të arrijë shpejtësinë prej 250 km/h dhe të shkojë nga 0 në 100 në 3.7 sekonda mahnitëse. Shitet me pakicë për 200,000 euro.

Mbappe, i cili mbushi 25 vjeç në nëntor 2023, ka të drejtë të drejtojë makinën duke pasur parasysh moshën ligjore – si në Francë ashtu edhe tani në Spanjë – është 18 vjeç, që do të thotë se ai mund ta kishte kaluar testin e tij gjashtë vjet më parë.

Thënë kështu, paaftësia e superyllit të futbollit për të vozitur nuk ka vepruar si një pengesë që ai të spërkasë paratë në një sërë super makinash – duke filluar nga një Ferrari 488 Pista tek një Mercedes-Benz V Class, sipas Goal.com. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori