LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e dy pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gazë

Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e dy pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gazë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar për vdekjen e dy izraelitëve të cilët ishin rrëmbyer nga terroristët e Hamasit në sulmin terrorist të 7 tetorit të vitit 2023.

IDF thekson se trupat e tyre ende po mbahen nga Hamasi, shkruan skynews.

Në vijim, njoftimi i ushtrisë izraelite:


“Sot, IDF njoftoi familjet e dy pengjeve Alex Dancyg dhe Yagev Buchshtab se ata nuk jetojnë më. Alex dhe Yagev u rrëmbyen brutalisht dhe trupat e tyre ende mbahen nga Hamasi. Konfirmimi i vdekjes së tyre vjen pas shqyrtimit të plotë të inteligjencës dhe miratimit të komisionit të ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shërbimeve Fetare dhe Policinë e Izraelit. Rrethanat e vdekjes së tyre nën robërinë e Hamasit po shqyrtohen nga të gjitha autoritetet profesionale. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbledhjes së informacionit për pengjet në Gazë dhe do të vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetje familjeve të pengjeve gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Nga ana tjetër, në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit thuhet:

“Jemi të shkatërruar të njoftojmë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar vdekjen e Alex Dancyg (76 vjeç) dhe Yagev Buchshtav (35 vjeç), të cilët u rrëmbyen nga terroristët e Hamasit më 7 tetor dhe u mbajtën peng në Gaza”.

Izraeli urdhëron evakuimin e zonës humanitare në Gazë për të filluar një operacion ushtarak kundër Hamasit
Lexo po ashtu Izraeli urdhëron evakuimin e zonës humanitare në Gazë për të filluar një operacion ushtarak kundër Hamasit

Ndryshe, së fundmi ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e një pjese të zonës humanitare Muwasi në Gazë për të filluar një operacion kundër militantëve të Hamasit, ndërsa negociatat për armëpushim po vazhdojnë.

Ushtria ka njoftuar se ata planifikojnë të fillojnë një operacion kundër militantëve të Hamasit, të cilët janë vendosur në zonë dhe e kanë përdorur atë për të lëshuar raketa drejt Izraelit.

Sipas OKB-së dhe grupeve humanitare, pjesa më e madhe e asaj zone tani është e mbuluar me kampe të cilave u mungojnë kanalizimet, objektet mjekësore dhe kanë qasje të kufizuar në ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori