LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penale ndaj 10 shtetasve të RMV-së dhe dy nga Kosova, kanë keqpërdorur kartelat bankare

Kallëzim penale ndaj 10 shtetasve të RMV-së dhe dy nga Kosova, kanë keqpërdorur kartelat bankare

MPB njofton se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 10 shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe 2 shtetasve të Kosovës, pasi të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të kartelave pagesore bankare si dhe për ndihmë në keqpërdorim të të njëjtave.

Të njëjti dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 10 milionë denarë.

“Konkretisht, gjatë muajit janar 2023, të dyshuarit kanë bërë keqpërdorim të kartelave të pagesës (mashtrim me rimbursim) të lëshuara nga një bankë në Republikën e Maqedonisë, në atë mënyrë që ato janë përdorur nga kompani të huaja aktive (me terminal fizik ose virtual) përmes të cilave në mënyrë të paautorizuar janë miratuar kthime të mjeteve (refund), të cilat transaksione nuk janë dërguar në bankë si transaksion për kontabilitet, prandaj nuk ka pasur ndikim në transaksionet reale në pikën e shitjes, por nga ana tjetër, është rritur në mënyrë joreale shumën e rimbursimit të bërë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.