LAJMI I FUNDIT:

Hakmarrja e ‘mercenarit’ Donnarumma: Nga talent i madh, në i padëshiruar – portieri që i kaloi të gjitha

Hakmarrja e ‘mercenarit’ Donnarumma: Nga talent i madh, në i padëshiruar – portieri që i kaloi të gjitha

Gianluigi Donnarumma, tani 25-vjeçar ka kaluar të gjitha edhe pse i ri në moshë. I diskutuar, i vënë në dyshim, por edhe i dashur dhe admiruar. Donnarumma po përdor Euro 2024 për të zgjidhur llogaritë me të kaluarën dhe me kritikët.

Nëse Italia është në fazën e 16-të më të mirave, kjo është kryesisht për shkak të paraqitjes së këtij portieri, që karrierën e nisi në moshën 16-vjeçare, kur ishte portieri i Milanit. Ajo kohe ishte një paralajmërim se presioni do ta shoqëronte në çdo ndërhyrje. Kësaj mënyre jetese ai mund t’i kundërvihej vetëm me trupin e tij 1.96, një gjatësi e admirueshme për t’u kontrolluar territorin e tij.

Ndeshja kundër Kroacisë vërtetoi se Donnarumma, në një ekip ku nuk ka shumë referenca, është bazë e ekipit. Ai priti një penallti kundër Luka Modric, por një minutë pas kroati shënoi golin e vetëm.


Para kësaj ndeshje, ai bëri një pritje të madhe ndaj Rey Manajt në minutën e fundit të ndeshjes, duke i dhuruar fitoren Italisë, të vetmen deri tani.


Paraqitja e tij iu shtua asaj të jashtëzakonshme kundër Spanjës, kur ai kishte rolin e ‘oktapodit’ për të shmangur goditjet e Pedrit, Alvaro Moratas, Ayoze Perez … E vetmja gjë që ia prishi momentin e madh ishte një top i kthyer drejt porte nga Riccardo Calafiori që ishte goli i vetëm i ndeshjes.

Atë e kalon vetëm Mamardashvili në Euro 2024

Për momentin, portieri italian është i dyti më aktiv në turne me 12 pritje, pas Giorgi Mamardashvilit, portierit të Valencias që ka ndërtuar një mur në portën e Gjeorgjisë dhe që ka bërë 15 pritje deri më tani.

Kjo pjesë e ëmbël e karrierës së tij nuk mbulon të tjera më të pakëndshme. Donnarumma duhej të zëvendësonte një gjysmëperëndi në portën italiane, një tjetër Gianluigi,  Buffonin, kampion bote në vitin 2006. Në moshën 17 vjeç e gjashtë muaj, Donnarumma bëri debutimin e tij për Italinë, një rekord për portierin.

Në vitin 2021 e priste kampionati i tij i parë evropian me fazën finale të zhvilluar në Angli. Italia u shpall kampione. Në gjysmëfinale ishte muri me të cilin u përplas Spanja e Luis Enrique. Në penallti ai ndaloi goditjen e Moratas. Në finalen kundër Anglisë ai përsëriti mjeshtërinë e tij dhe ku ndaloi goditjen e Bukayo Saka.

Ishte momenti i lavdisë dhe Donnarumma reagoi pa gjeste apo vrapime, ku u interpretua se nuk e dinte që ndeshja kishte përfunduar. Dhe kështu ishte: “Vetëm kur pashë shokët e mi që po vinin drejt meje, kuptova gjithçka”.

Arratisja e ‘Dollarumma’

Karriera e tij do të turbullohej në ato muaj kur ai nuk rinovoi kontratën me Milanin, një telenovelë që zgjaste që nga viti 2017. Thirrja e PSG-së e joshi aq sa të largohej nga Italia pa lënë as një euro në arkat e klubit së tij. Me atë hap ai u bë një ‘demon; për tifozët Rossoner.

Për të përfunduar kuriozitetin, këtë sezon PSG u takua me Milanin në Ligën e Kampionëve. U kthye në skenë ai rikthimi i Luis Figos në “Camp Nou’, pasi tifozët kuqezi kishin bërë një mori parash të rreme me fytyrën e tij ku shkruhej: “Dollarumma, mercenar, një njeri pa nder”. Kartëmonedhat u hodhën në barin e “San Siros”.

Jeta e Donnarumma në PSG nuk është e lehtë. Si portier i një skuadre të bërë për të fituar me Messin, Mbappé dhe Neymar, ai paguan për dështimet e ekipit të tij në sulmin në Champions League. Kundërshtarët nuk e kanë harruar paraqitjen e tij në ndeshjen e famshme kundër Real Madridit. Në Bernabeu atij i mungonte forca kundër Benzemas në lojën që nisi një tjetër rikthim magjik të Madridit. Kritikat kishin në shënjestër portierin.

Titujt kombëtarë nuk mjaftojnë për të forcuar pozicionin. Donnarumma nuk është Ter Stegen me topin në këmbë, diçka që nuk përputhet me filozofinë e Luis Enriques. Përqindja e suksesit të tij në pasimet e gjata mbetet nën 44%.

Kritika në PSG

As ndeshja e fundit evropiane kundër Barcelonës nuk i dha famë. Pas ndeshjes së parë (2-3), L’Equipe ishte kritikuese me portierin: “I pandreqshëm Donnarumma, i cili edhe një herë nuk arriti të përfitojë nga rasti”.

Në mes të gjithë këtyre diskutimeve, PSG ka nënshkruar me Matvei Safonovin, portier rus nga Krasnodari, i ndjekur nga të mëdhenjtë e Evropës.

Zvicra e pret të shtunën Italinë në fazën e 1/16-tës. Portieri italian tashmë di të kalojë në atë rrugë për të fituar titullin. Do të ishte hakmarrja e re për Donnarumma, portieri që nuk do të arrijë kurrë konsensusin me të gjithë tifozët./Telegrafi/ .

Në trend Sport

Më shumë
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Probleme për Liverpoolin – dy yjet mund të mungojnë ndaj Real Madridit

Probleme për Liverpoolin – dy yjet mund të mungojnë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori