LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shporta minimale për muajin qershor arrin mbi 60 mijë denarë

Maqedoni, shporta minimale për muajin qershor arrin mbi 60 mijë denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin qershor është 60.325 denarë (980 euro) dhe është 235 denarë (3.8 euro) më e lartë në krahasim me majin kur ishte 60.090 denarë (976 euro). Së bashku me qiranë prej 60 metra katrorë për muajin qershor është 75.700 denarë (1230 euro).

Krahasuar me janarin e këtij viti, kur shporta ishte 57.163 denarë (929 euro), është rritur për 3.162 denarë ose 5,5 për qind.

Për ushqim dhe pije, shporta sindikale në qershor të këtij viti është 21.952 denarë, që është 36,4 për qind nga totali i shportës minimale sindikale, ndërsa në krahasim me janarin kur ishte 21.007 denarë është rritur për 945 denarë.


Për arsim në shportën sindikale për qershor janë planifikuar 7.022 denarë (11.2 për qind), për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.014 denarë (10 për qind), për veshmbathje dhe këpucë 4.962 (8.2 për qind), transport 4.871 (8 ,1 për qind), rekreacion dhe kulturë 4.378 (7,3 për qind), restorante dhe hotele 3.890 denarë (6,4 për qind), higjiena personale dhe mirëmbajtja e higjienës 1.827 denarë, shëndeti 1.069 denarë (1,8 për qind) dhe për mallra dhe shërbime tjera 1100 denarë (1,8 për qind).