LAJMI I FUNDIT:

Përveç fitores me Spanjën – çfarë i duhet tjetër Shqipërisë për të kaluar tutje

Përveç fitores me Spanjën – çfarë i duhet tjetër Shqipërisë për të kaluar tutje

Shqipëria barazoi me Kroacinë (2-2) në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, në një ndeshje plotë emocione dhe ritëm të lartë.

Pas pjesës së parë, Shqipëria ishte në epërsi prej 1-0 me golin e shënuar nga Qazim Laçi. Kroacia u kthye me golin e Andrej Kramaric, ndërsa Klaus Gjasula shënoi autogol. Pikërisht ishte Gjasula që shënoi për pikën e fituar nga Shqipëria.

Tani Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një pikë, dy më pak se Italia dhe Spanja, që kanë një lojë më shumë për të zhvilluar. Më shumë për grupin do të dimë të enjten, ku Italia dhe Spanja luajnë me njëra-tjetrën nga ora 21:00.


Në këtë ndeshje, një fitore e Italisë ose Spanjës do ta linte garën e hapur për vendin e dytë, por fitorja e spanjollëve i shkon më shumë përshtat Shqipërisë.

E para dhe më e rëndësishmja është se Spanja do të siguronte vendin e parë në grup dhe në ndeshjen e fundit nuk do të kishte nevojë të dilte me ekipin e parë dhe të kërkonte me çdo kusht pikët. Për më tepër, një fitore e Spanjë do të eliminonte mundësinë që Shqipëria të eliminohej edhe nëse fitonte ndeshje e fundit.

Si mund të shkojë më tutje Shqipëria?

Është e qartë se Shqipëria mund të shkojë tutje vetëm nëse fiton ndaj Spanjës. Me fitore, me shumë gjasa do të jetë e dyta ose e treta në grup. Do mjaftojë një fitore për të përfunduar në vendin e dytë, me kusht që Spanja mposht Italinë dhe kjo e fundit barazon ose humbet nga Kroacia.

Nëse të katër kombëtaret do ta mbyllnin raundin me nga katër pikë, atëherë Shqipëria do të kalonte tutje, pasi për rënie Kroacia do të ishte favorit kryesor për shkak të golavarazhi shumë të dobët dhe humbjes me tre gola ndaj Spanjës. Kjo do të ndodhte nëse Kroacia mund Italinë dhe Shqipëria do të fitonte ndaj Spanjës, pas një barazimi paraprakisht mes spanjollëve dhe italianëve.

Në rast se Shqipëria merr katër pikë, kjo do të mjaftojë për të kaluar në 99% të kombinimeve në raundin tjetër.

Kjo pasi, dy ekipet e vendit të parë nga secili grup avancojnë, si dhe katër nga gjashtë ekipet më të mira të vendit të tretë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori