LAJMI I FUNDIT:

Zjarri i madh në tregun e rrobave në Shkodër, zjarrfikësit edhe sot në terren për shuarjen e plotë të flakëve

Zjarri i madh në tregun e rrobave në Shkodër, zjarrfikësit edhe sot në terren për shuarjen e plotë të flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura pasditen e së premtes rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, punën për shuarjen e plotë të flakëve. Zjarri masiv është shuar, por ka ende vatra të vogla aktive, jo të rrezikshme.


Përveç tregut të shkrumbuar, nga flakët u përfshinë nga zjarri edhe pesë banesa të tjera, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Tregu në momentin që ra zjarri ishte mbyllur dhe kështu është shmangur tragjedia.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit që mori përmasa të frikshme, ndërsa u angazhuan të gjitha strukturat. Në terren shkuan 21 mjete zjarrfikëse të repartit të Shkodrës,  ku erdhën në ndihmë edhe forca nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Në vendngjarje ndërhynë edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër si dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.

Një helikopter i ushtrisë ishte në vendngjarje për të shuar vatrën e zjarrit. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori