LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të kryej vjedhje në një kioskë në Argjentinë, punonjësja doli të ishte eksperte e arteve marciale – pendohet rëndë sulmuesi

Tentoi të kryej vjedhje në një kioskë në Argjentinë, punonjësja doli të ishte eksperte e arteve marciale – pendohet rëndë sulmuesi

Punonjësja e një kioske ishte dëshmitare e një tentim-grabitje në Argjentinë, por ishin sportet e saj të preferuara – artet marciale që ia shpëtuan jetën.

Kamerat e sigurisë brenda një kioske kanë kapur momentin kur një hajn tenton të futet me forcë dhe të kryej vjedhje në  Resistencia të provincës Chaco, transmeton Telegrafi.

Por kjo eksperte e kikboksit e identifikuar nga mediat lokale si Yanel Caceres, nuk hezitoi që t’i përgjigjet me të njëjtin stil – duke arritur ta grushtojë disa herë hajnin i cili krejt në fund hoqi dorë nga misioni i tij.


Ajo dukej sikur donte ta ndihmonte duke i mbushur një shishe me ujë, dhe në momentin që hapi dritaren për t’ia dhënë ai e sulmoi.

Yaneli reagoi menjëherë duke iu kundërpërgjigjur dhe goditur pandërprere me grushta në kokë – ku nga këto goditje hajni u tërhoq dhe u largua me shpejtësi.

E punonjësja mbylli dritaren dhe u sigurua që të mos ketë ndonjë sulm tjetër nga ky burrë, i cili me gjasë nuk e dinte se ajo është eksperte e arteve marciale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Dy australianë kapin 'Peshkun e Ditës së Kijametit'

Dy australianë kapin 'Peshkun e Ditës së Kijametit'

Interesante
Pagoi 6,292 dollarë për udhëtimin nga SHBA për në Indi, mendoi se brenda fluturakes ka luks të pafund - zhgënjehet rëndë pasagjeri

Pagoi 6,292 dollarë për udhëtimin nga SHBA për në Indi, mendoi se brenda fluturakes ka luks të pafund - zhgënjehet rëndë pasagjeri

Fun
Qeni mbeti vetëm në kopsht, shikoni se si reagoi për këtë Retriveri

Qeni mbeti vetëm në kopsht, shikoni se si reagoi për këtë Retriveri

Fun
Pitbulli thuhet se shpëtoi familjen nga gjarpri duke e vrarë pasi ai po

Pitbulli thuhet se shpëtoi familjen nga gjarpri duke e vrarë pasi ai po "zvarritej drejt shtëpisë së tyre" në Indi

Interesante
Binjakët britanikë thyejnë rekordin, prezantojnë kungullin e tyre që peshon 1,198 kilogramë - për transportimin e tij përdorën kranin

Binjakët britanikë thyejnë rekordin, prezantojnë kungullin e tyre që peshon 1,198 kilogramë - për transportimin e tij përdorën kranin

Interesante
Vajza tregoi se çfarë gjeti në flokët e saj: Asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për këtë

Vajza tregoi se çfarë gjeti në flokët e saj: Asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për këtë

Fun
Kalo në kategori