Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet kuvendare, të cilat do të mbahen më 8 maj.
Pas votimit në zgjedhjet presidenciale (24 maj) partitë kanë vazhduar sot me fushatën. Telegrafi Maqedoni iu sjell disa nga aktivitetet e koalicioneve më të mëdha, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet për deputetë.
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të gjitha forcave demokratike dhe progresive në vend që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit dhe të japin mbështetje masive për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi një vend europian dhe nuk ka rrugë tjetër për të bërë ndryshime reale dhe të prekshme në shtëpi. Duhet të kemi standard më të lartë, kushte më të mira në shëndetësi, arsim evropian dhe në fund të luftojmë korrupsionin dhe të vendosim sundimin e ligjit në të gjitha sferat”, tha Kovaçevski.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka thënë se shkelen të drejtat e punëtorëve dhe shteti shumë pak kujdeset për ata që krijojnë dhe janë shtylla kurrizore e ekonomisë”.
“Për mobingun e punëtorëve flitet rrallë, por problemi më i madh janë pagat që i ka ngrënë inflacioni. Nuk mjaftojnë as për gjysmën e shportës së nevojshme të konsumit. Problemet janë të shumta, por zgjidhjet duhet t’i bartim së bashku dhe me vendosmëri. Hapi i parë janë ndryshimet që duhet të ndodhin dhe ato ndryshime janë në duart tuaja. Së bashku, ta bëjmë Maqedoninë të fortë”, ka thënë Mickoski.
Nga Fronti Europian sot kanë thënë se nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie që s’do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bashkimi Europian. Arta Bilalli Zendeli, përfaqësuese e Frontit Europian, njoftoi për këtë sot në një konferencë për media dhe tha se Vetingu do të jetë kusht për Qeverinë e re.
“Prezantojmë sot para jush një nga zotimet e programit politik “Europa 2030” të Frontit Europian, atë të realizimit të procesit të vetingut për të gjithë bartësit e funksioneve politike dhe bartësit e përgjegjësive të mëdha në sferën e gjyqësisë dhe luftës kundër krimit e korrupsionit. Pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vetingu, nuk mund të arrihet progres optimal në përballjen me krimin dhe korrupsionin”, tha ajo.
Bilall Kasami bartës liste për deputet nga VLEN, sot ka qëndruar në Gurin e Sidollit.
“Tetova ka natyrë të pasur, vende tepër piktoreske për të cilat kujdesemi që ti ruajmë por edhe ti promovojmë si vende turistike. Po ashtu bashkë edhe me kandidatët për deputetë të zonës zgjedhore 6, takuam numër të madh të qytetarëve të cilët kishin dalë në shëtitje. Ja VLEN që Tetova dhe vendet e saj të ruhen, të vizitohen dhe të jenë perla turistike, të cilat nuk mund të gjinden në asnjë vend tjetër. Me Ndryshimin që VLEN, pas 8 majit, në pikat turistike të Tetovës dhe rajonit do të investojmë edhe si pushtet qendror dhe turizmi në malin Sharr do të zhvillohet në maksimum”, tha Kasami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zllatan Ellek, i ka thënë Radiotelevizionit të Serbisë se pret që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Ai ka thënë se pret që Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – t’i fitojë 10 uleset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës. Sipas raportimeve në disa media serbe, ai pritet të bëjë konfirmimin zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, më 11 dhjetor. Në zgjedhjet e ardhshme pritet të garojnë edhe Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit, Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jabllanoviqit, dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit. Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që Lista Serbe do të marrë pjesë në një proces zgjedhor në Kosovë, prej vitit nëntorit të vitit 2022, kur serbët patën dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Kristof Le Rigoler: Nuk mund të ketë garanci absolute për rezultatin e procesit të eurointegrimeve
LSDM: Qeveria harxhon për luks, por nuk miraton rritjen e pagave për qytetarët
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë