LAJMI I FUNDIT:

Fuqizimi i zërit të grave – Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë sjell 40 personalitete ndërkombëtare në Prishtinë

Fuqizimi i zërit të grave – Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë sjell 40 personalitete ndërkombëtare në Prishtinë

Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, fillon sot dhe do të zgjasë për dy ditë.

Në këto dy ditë në Kosovë do të jenë prezentë personalitete të ndryshme nga disa shtete të botës.

Tema kyçe e edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë pritet të jetë dhuna seksusale gjatë luftës.


Kështu bëri të ditur vetë presidentja Vjosa Osmani gjatë një konference për media të dielën.

“Në Prishtinë do të mblidhen më shumë se 40 shtete anembanë botës. Liderë, ekspertë, akademikë, gazetarë e përfaqësues te shoqërisë civile. Forumi është një platformë që i dedikohet fuqizimit të zërit të grave”, tha presidentja dje në një konferencë për media.

Ndryshe në këtë forum, do të ketë një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.

Personalitete tjera në këtë forum do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi etj.

Për këtë ngjarje, policia ka njoftuar se nga 14 e deri më 17 prill do të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve si dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori