LAJMI I FUNDIT:

Në KSHZ janë dorëzuar 17 lista të deputetëve për zgjedhjet parlamentare

Në KSHZ janë dorëzuar 17 lista të deputetëve për zgjedhjet parlamentare

Në datën 02.04.2024 deri në mesnatë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë pranuar gjithsej 17 lista të kandidatëve për deputetë.

Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahen më 8 maj 2024.

“Pas pranimit të listës së kandidatëve, KSHZ-ja përcakton nëse ajo është dorëzuar brenda afatit të caktuar dhe nëse është përpiluar në përputhje me dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kontrollon nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe nenin 7 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Ligjit Zgjedhor, duke kontrolluar të dhënat në regjistrat dhe evidencat përkatëse të institucioneve kompetente”, thuhet në njoftim./Telegrafi/